Paris Saint‑Germaini do të detyrohet të luajë në fazën e “play‑off” të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1‑1 ndaj Newcastle United në “Parc des Princes”, rezultat që e la klubin jashtë Top 8 të fazës së grupeve të kompeticionit.
Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique foli për situatën e skuadrës dhe vendimin për t’u përgatitur për raundin shtesë të Championsit, duke e dërguar një mesazh qetësues, shkruan “Gazeta Express”.
“Ne do ta bëjmë gati skuadrën. Jemi të gatshëm për sfidën, pavarësisht se ishte një fazë e vështirë e kampionatit.”
Një tjetër çështje që e shqetëson klubin francez është gjendja e Khvicha Kvaratskhelia, i dëmtuar në përballjen ndaj Newcastlet.
Sulmuesi gjeorgjian u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në nyjën e këmbës, me trajnerin spanjoll që e përshkroi situatën si “të komplikuar” dhe se do t’i presin rezultatet e testeve mjekësore.
Enrique komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet e tij surprizuese në portë, ku preferoi Matvey Safonov në vend të Lucas Chevalier, duke nënvizuar se ai ka besim te rotacionet dhe kërkon që çdo lojtar të jetë i gatshëm kur i kërkohet.
PSG do të përballet në “play‑off” me një nga skuadrat Qarabağ ose Monaco, me ndeshjet e para të planifikuara midis 17‑18 shkurtit dhe ato të kthimit më 24‑25 të po të njëjtit muaj.
Qëllimi i qartë i parisienëve mbetet kalimi i turit dhe kthimi në fazën me 16 skuadra, pavarësisht rrugës së gjatë që duhet ta përshkojnë. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...