Paris Saint-Germaini u rikthye në finale të Ligës së Kampionëve pas pesë vjetësh dhe e ka mundësinë që ta fitojë për herë të parë në histori trofeun kontinental më të rëndësishëm.
Tifozët bënë festë në “Champs Elysées”, por ky gëzim u errësua me një ngjarje të rëndë që e tronditi atmosferën festive.
Siç raporton shtypi transalpin, një veturë është përplasur me turmën e njerëzve duke i lënduar disa persona, përcjell “Gazeta Express”.
Chaos in Paris!
Car drives into crowd on Champs-Élysées amid PSG's Champions League win, injuring at least 3.
Tear gas deployed as cops attempt to restore order.
Shops vandalized in aftermath. #PSG #ChampionsLeague #Paris pic.twitter.com/PlW7WvTC2z— Facts Prime (@factsprime35) May 8, 2025
Arsyet e këtij incidenti nuk dihen, ndonëse thuhet se vozitësi ishte në gjendje të dehur dhe i shtypi njerëzit derisa po mundohej t’i ikte turmës që po ia shqelmonte veturën.
Disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale e shfaqin makinën e cila shpërthen në flakë pas aksidentit.
😨 A car crashed into a crowd of fans and was blown up — this is how PSG celebrated reaching the Champions League final in Paris. At least three people were injured, one of them in critical condition, writes Parisien.
— Zlatti71 (@Zlatti_71) May 8, 2025
Football fans were celebrating on the Champs-Elysees when a… pic.twitter.com/uWCDOStsze
Janë së paku tre të lënduar, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht është në gjendje kritike.
Sipas të dhënave nga policia, veturës iu vu flaka nga disa persona pas aksidentit dhe më pas ajo u gjet e djegur jo shumë metra larg vendit të ngjarjes.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Zwayer, mijëra tifozë parisienë përfunduan në rrugët e kryeqytetit francez për ta festuar fitoren ndaj Arsenalit, përreth stadiumit “Parku i Princave” dhe në “Champs Elysées”.
Riots in Paris:
— 🔻Inside the conflict (@Muhamma22474285) May 8, 2025
A car rammed into a crowd of people.Several injured, some in critical condition
Football fans trashed half of Paris while celebrating PSG’s victory over Arsenal and their advance to the Champions League final. pic.twitter.com/KjwaYniHUQ
Rreth 2 mijë pjesëtarë të policisë u angazhuan në Paris për t’i ndalur problemet dhe incidentet eventuale, të cilat fatkeqësisht ndodhën: vetëm mbrëmë janë arrestuar 43 persona në kaosin e shkaktuar në kryeqytetin francez. /Gazeta Express