string(44) "psg-ja-me-rinovime-te-rendesishme-ne-skuader"

PSG-ja me rinovime të rëndësishme në skuadër

Sport

Gazeta Express

07/02/2025 22:26

Paris Saint-Germaini ka njoftuar të premten mbrëma se ka arritur marrëveshje me trajnerin Luis Enrique për ta vazhduar kontratën.

Enrique do të jetë në krye të PSG-së deri në verën e vitit 2027. Ai udhëheq skuadrën parisiene prej vitit 2023.

Lexo Edhe:

Pos Enriques, Parisi ka vazhduar kontratën edhe me Achraf Hakimin, Vitinhan dhe Nuno Mendesin.

Të tre futbollistët kanë nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

“Paris Saint-Germaini është jashtëzakonisht i lumtur të njoftojë se trajneri Luis Enrique ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2027. Po ashtu edhe Achraf Hakimi, Vitinha dhe Nuno Mendes e rinovojnë kontratën deri në vitin 2029”, shkruan Parisi në faqen zyrtare.