Paris Saint-Germain e ka bërë një rikthim të hatashëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Monacos.
Ndeshja e luajtur në “Stade Louis II” përfundoi 3-2 në të mirë të PSG-së, me takimin e zhvilluar në kuadër të p”play-offit” të Ligës së Kampionëve.
Ishte Monaco që shënoi i pari, me dy gola nga Folarin Balogun, njërin në minutën e parë e tjetrin në minutën e 18-të.
PSG-ja kishte mundësi të ngushtojë epërsinë në minutën e 22-të, por Vitinha e humbi penalltinë.
Megjithatë, PSG-së nuk i shkoi larg, dhe e gjeti golin e parë në minutën e 29-të, me anë të Desire Doue, që u fut në vend të Ousmane Dembeles, qysh në minutën e 27-të.
Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Achraf Hakimi shënoi për 2-2, pas asistimit nga Doue.
Me të filluar pjesa e dytë, Monaco mbeti me një lojtar më pak, pasi Aleksandr Golovin u ndëshkua direkt me të kuq.
Më pas, PSG-ja e mori lojën në dorë dhe shënoi për 3-2 me Desire Douen, që tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme sonte.
Ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme, me 25 shkurt në “Parkun e Princave”./GazetaExpress/