string(37) "psg-ja-ia-kerkoi-barces-yamalin-reali"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 14:18

PSG-ja ia kërkoi Barçës Yamalin, Reali…

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 14:18

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e ka analizuar situatën aktuale të gjigantit katalunas duke prekur shumë tema që lidhen me klubin.

E njëra prej tyre ishte edhe ajo që lidhet me Lamine Yamalin, i cili është bërë sensacion i futbollit botëror dhe që shpejt pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas.

Ndërkohë, derisa foli për situatën e kontratës me talentin spanjoll, portugezi zbuloi se 17 vjeçarin më herët e kishte kërkuar Paris Saint-Germaini, shkruan “Gazeta Express”.

“Vazhdimi i kontratës së Yamalit? Është në rrugën e duhur. Mbi të gjitha, po e shohim se e ka një maturi të jashtëzakonshme. Jemi të kënaqur me të dhe duhet ta shijojmë e gëzojmë. Është një eksperiencë unike që ndodh rrallë ta shohësh një lojtar me aq shumë besim dhe kualitet dhe që s’duhet ta harrojmë se është veç 17 vjeç. Nuk ka rëndësi se sa është i pjekur, është 17 vjeç dhe duhet ta shijojë jetën e moshës së tij. Bota e moshës së tij është mjaft e komplikuar dhe vetëm duhet të mundohet të jetë i lumtur. Ai duhet ta ketë një kontratë të drejt, korrekte, në lartësinë e kualiteteve të tij. Nuk duhet të jetë më i paguari i ekipit apo jo, duhet të vlerësohet për atë që është. Nuk ka klub më të mirë se Barcelona për të”, deklaroi Deco për “RAC-1”.

“Ofertat për Yamalin? Po, kishte oferta në sezonin e kaluar, jo në këtë. E dimë të gjithë se për çka jemi duke folur dhe se sa vlen ai. Kur nuk dëshiron t’i dëgjosh ofertat, është e panevojshme të flasësh. Por, klubet e kërkojnë gjithmonë. PSG-ja e ka kërkuar, Real Madridi jo”, përfundoi Deco. /Gazeta Express