PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Mbappes - Gazeta Express
string(37) "psg-ja-e-gjen-zevendesuesin-e-mbappes"

Futboll

Gazeta Express

26/10/2021 10:42

PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Mbappes

Futboll

Gazeta Express

26/10/2021 10:42

Pas vetëm dy muajsh Kylian Mbappé do të jetë i lirë të negociojë me skuadrën që dëshiron të luajë në të ardhmen, pasi nga 1 qershor do të jetë futbollist i lirë.

Edhe pse PSG-ja vazhdon të këmbëngulë për ta bindur që të rinovojë kontratën, vendimi i lojtarit duket i prerë dhe gjithçka tregon se ai nuk do të luajë vitin e ardhshëm në kryeqytetin francez.

Lexo Edhe:

Qëndrimi i palëkundur i 22-vjeçarit i ka detyruar parizienët të mendojnë për profile të ndryshme sulmuesish për të mbushur boshllëkun që do të krijojë largimi i francezit.

Sipas informacioneve të fundit, një nga objektivat që Leonardo ka fiksuar në mendjen e tij është Karim Adeyemi. Sulmuesi 19-vjeçar nga Salzburgu është kthyer në një nga zbulimet më të mëdha të futbollit europian dhe profili i tij, pa dyshim, është shumë i ngjashëm me atë të Mbappesë. Ai ka mentalitet, shpejtësi, teknikë, driblime dhe shumë gola. Pa shkuar më tej, këtë sezon ai ka realizuar 14 gola dhe ja dhënë 2 asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.

PSG nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interes për sulmuesin gjerman. Ekipet si Atlético e Madridit, Reali i Madrid, Bayerni i Mynihut apo Interi kanë nisur të mendojnë për blerjen e një prej talenteve më të spikatura të futbollit europian.

Për momentin, prioritet i PSG-së mbetet të tentojë rinovimin e Mbappesë, por edhe të hartojë një plan “B” në rast se nuk plotësohet dëshira e klubit./SS/