PSG interesohet për Pjanicin - Gazeta Express
string(28) "psg-interesohet-per-pjanicin"

Gazeta Express

02/04/2020 17:20

PSG interesohet për Pjanicin

Gazeta Express

02/04/2020 17:20

Gjiganti francez është në kërkim të një organizatori të lojës dhe e sheh mesfushorin boshnjak të Juventusit si lojtarin ideal për këtë pozitë

Paris Saint-Germaini është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Lexo Edhe:

Këtë e ka bërë të ditur ish-mbrojtësi i “Bianconeri”, Medhi Benatia.

“Ai i ka edhe tri vjet kontratë me Juven dhe po bën gjëra të mira aty”, deklaroi marokeni për “Tuttosport”, përcjell “Gazeta Express”.

“Është e vërtetë se në çdo afat kalimtar, ai ka mundësi të largohet. PSG-ja është e interesuar për të. Edhe Real Madridi ka qenë i interesuar për të në të kaluarën”, vazhdoi qendërmbrojtësi.

“Mirëpo, në fund, ai mbeti në Juventus. Dashuria e tij për Juven është e madhe. Aty ai e ndien besimin e njerëzve”, shtoi Benatia.

Ish-futbollisti i Romës mund të largohet megjithatë nga “Allianz Stadium” gjatë verës që vjen dhe njëri prej destinacioneve të tij të ardhshme mund të jetë pikërisht Franca. /Gazeta Express/