PSG i gatshëm të negociojë me Barcelonën për Neymarin - Gazeta Express
string(53) "psg-i-gatshem-te-negocioje-me-barcelonen-per-neymarin"

PSG i gatshëm të negociojë me Barcelonën për Neymarin

Gazeta Express

04/04/2020 11:45

PSG është dorëzuar.

Sipas mediave franceze, Paris Saint Germain ka vendosur që më në fund t’i dëgjojë ofertat për Neymar Junior.

Lexo Edhe:

Nëse verën e kaluar s’donte të dëgjonte për asnjë ofertë nga Barça, PSG ka ndërruar qëndrim dhe ka vendosur që ta lërë të largohet Neymar Juniorin nga Parc des Princes.

Francezët që tani do të negociojnë me Barcelonën për brazilianin që vazhdimisht ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në ‘Camp Nou’, teksa e pranon se ka gabuar në vitin 2017 që u largua nga Spanja.

Barça e deshi Neymarin edhe vitin e kaluar, por pavarësisht ofertave të ndryshme, PSG nuk deshi as të diskutojë, megjithatë ndryshe do të jetë këtë verë.

Më në fund duket se dëshira e Neymarit, por edhe Lionel Messit – do të realizohet. /Gazeta Express/