PSG fiton në fund ndaj Barcelonës - Gazeta Express
string(33) "psg-fiton-ne-fund-ndaj-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 23:05

PSG fiton në fund ndaj Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 23:05

Paris Saint-Germain e ka fituar derbin e sontëm ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Europës triumfoi në udhëtim 1:2 ndaj katalonasve edhe pse kishin mungesa të shumta.

Ferran Torres kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte Mayulu i cili barazoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit.

Goncalo Ramos realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes për fitoren e madhe të parisienëve.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, Barcelona mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e 16-të. /Gazeta Express/