Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1.
Parisienët mposhtën minimalisht 1:0 Lens, në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit francez.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua herët në minutën e katërt, shkruan Gazeta Express.
Ishte Ousmane Dembele i cili realizoi pas asistimit nga Barcola.
Në minutën e 60-të, Khusanov u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak dhe pa shpresa për rezultat pozitiv.
Me këtë triumf, PSG tani ka 26 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se Monaco që momentalisht është në krizë të rezultateve.
Në anën tjetër, Lens bie në vendin e shtatë me 14 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/