PSG e shkel Realin, kualifikohet në finale - Gazeta Express
string(41) "psg-e-shkel-realin-kualifikohet-ne-finale"

Futboll

Gazeta Express

09/07/2025 23:04

PSG e shkel Realin, kualifikohet në finale

Futboll

Gazeta Express

09/07/2025 23:04

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Kampioni i Europës triumfoi thellë 4:0 në gjysmëfinale ndaj Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Dy gabime amatoreske nga mbrojtja e “Los Blancos” ia dhanë epërsinë e dyfishtë parisienëve brenda dy minutave.

Fillimisht Fabian Ruiz realizoi pas asistit nga Dembele në minutën e gjashtë.

E vetëm tre minuta më vonë, Ousmane Dembele shënoi për 2:0.

Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi pas një aksioni të ndërtuar deri në perfeksion, duke e lënë Real Madridin vetëm si spektaktor.

Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe njëherë nëpërmjet Goncalo Ramos në minutën e 87-të.

Në finale, PSG do të ndeshet me Chelsean që mbrëmë e eliminoi Fluminensen.

Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/