PSG e nis “me rrufe” ndaj Atalantës, shënon që në minutën e tretë - Gazeta Express
string(62) "psg-e-nis-me-rrufe-ndaj-atalantes-shenon-qe-ne-minuten-e-trete"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 21:25

PSG e nis “me rrufe” ndaj Atalantës, shënon që në minutën e tretë

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 21:25

Kampioni në fuqi i Europës, Paris Saint-Germain, ka nisur fuqishëm mbrojtjen e titullit.

Skuadra e Luis Enrique-s nuk humbi kohë dhe gjeti rrugën e rrjetës që në minutat e para të ndeshjes kundër Atalantës.

Në minutën e tretë të takimit, pas një aksioni të organizuar, ishte Fabio Ruiz ai që dhuroi një asistim perfekt në zonë, ku u gjend kapiteni Marquinhos.

 Mbrojtësi brazilian me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke e vënë PSG-në menjëherë në epërsi.

Fillimi i vrullshëm tregon qartë synimin e parizienëve për të vendosur ritmin dhe për ta dominuar ndeshjen që nga sekondat e para.

Linku i golit:

https://streamff.com/v/e30697b4