Një nga ndeshjet më të mira të xhiros së katërt në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve është edhe ajo mes PSG-së dhe Bayern Munchenit.
Kampioni aktual i Evropës do të ketë punë me skuadrën më në formë në botë, me Bayernin që nuk ka as humbje e as barazim në këto ndeshjet e para të sezonit.
Për ndeshjen e sotme që luhet në “Parkun e Princave”, me fillim nga ora 21:00, dy trajnerët i kanë vendosur edhe 11-shet startuese.
Pas lëndimit të Desire Doues, vendin e tij e ka zënë Bradley Barcola, teksa këtij të fundit në sulm i bashkohen edhe Topi i Artë, Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Në mesfushë, dyshes së zakonshme, Fabian Ruizit dhe Vitinhas i bashkohet edhe Zairre-Emery.
Në anën tjetër, Bayerni ka Harry Kanen në krye të sulmit, i cili do të ndihmohet nga Michael Olise e Luis Diaz.
Në mbrojtje, në krahë do të luajnë Konrad Laimer e Josip Stanisic.
FORMACIONET E PLOTA:
PSG: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
Bayern: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane./GazetaExpress/