Pse VMRO po e minon procesin e integrimit në BE? - Gazeta Express
string(47) "pse-vmro-po-e-minon-procesin-e-integrimit-ne-be"

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:09

Pse VMRO po e minon procesin e integrimit në BE?

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:09

Nga Bujar OSMANI

Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE?

Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.

  1. Sponsorizimi i jashtëm

Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan.

  1. Mungesa e kundërpeshës së brendshme

Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka rezistencë reale ndaj këtij kursi.

  1. Elektorati pa presion

Rreth 250 mijë qytetarë kanë marrë pasaporta bullgare dhe i gëzojnë të drejtat e BE-së individualisht. Ata kanë përfitimet, pa pasur interes për kostot e reformave. Kur elektorati e ka marrë “karrotën”, nuk kërkon “shkopin”.

Në këtë kombinim,shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë, bllokimi i integrimit nuk është aksident.

Është rezultat i një ekuilibri të ri politik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement