Pse vendet me ndotje më të lartë të ajrit kanë një vdekshmëri më të lartë nga Covid-19 - Gazeta Express
string(86) "pse-vendet-me-ndotje-me-te-larte-te-ajrit-kane-nje-vdekshmeri-me-te-larte-nga-covid-19"

Gazeta Express

20/04/2020 11:36

Pse vendet me ndotje më të lartë të ajrit kanë një vdekshmëri më të lartë nga Covid-19

Gazeta Express

20/04/2020 11:36

Një hulumtim i ri sugjeron, që ndotja e ajrit mund të ketë një ndikim në shkallën e vdekshmërisë nga Covid-19, shkruan Medical News.

Një ekip nga universiteti Aarhus në Danimarkë, ka zbuluar një lidhshmëri të mundshme në mes të ndotjes së ajrit dhe virusit, që shkakton sëmundjen Covid-19.

Lexo Edhe:

Ky studim i publikuar revisten “Enviromental pollution”, ka gjetur një korrelacion të mundshëm në mes të ajrit të ndotur dhe nivelit të vdekshmërisë në Itali. Gjithashtu, në këtë studim janë sugjeruar disa arsye, se pse ajri mund të ketë një ndikim të tillë.

Përhapja e shpejtë e Covid-19 u’a ka pamundësuar shkencëtarëve një zbulim me të hershëm të një terapie efikase apo metodave të tjera, që do t’a ngadalësonin transmetimin e këtij virusi. Gjithsesi, shkencëtarët tanimë kanë arritur të identifikojnë disa faktorë, të cilët mund të ndikojnë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Sipas hulumtimeve të bëra, është vërejtur se në Itali shkalla e vdekshmërisë varionte nga hapësirat gjeografike. Kështu, regjionet veriore të Italisë siç është Lombardia, kishin një shkallë më të lartë të vdekshmërisë në 12.5% në krahasim me regjionet e tjera, ku shkalla e vdekshmërisë ishte 4.5.

Në bazë të informacioneve, në regjionet veriore të Italisë, është regjistruar se mosha mesatare e popullsisë ishte më e vjetër, si dhe ndotja e ajrit në këtë zonë ishte shumë e lartë.

Kjo lidhshmëri në mes të ajrit dhe sëmundjes Covid-19 nuk duhet të jetë domosdoshmërisht direkte. Kështu, dihet se ajri I ndotur është një na shkaktarët e shumë sëmundjeve të mushkërive dhe e dobësimit të sistemit imunitar. Kjo mund të jetë arsyeja, që krahas moshës, gjinisë dhe sëmundjeve ekzistuese, edhe ndotja e ajrit ka një ndikim indirekt në rritjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Gjithsesi, duhet bërë ende studime dhe hulumtime të tjera për të kuptuar më  detajisht ndikimin e të gjithë faktorëve në rritjen e shkallës së vdekshmërisë nga koronavirusi. /G a z e t a E x p r e s s