Eksperti i referimit në “DAZN”, Luca Marelli shpjegoi pse goli i Bolognas – që dyshohej se erdhi nga loja me dorë – u pranua.
Rafael Leao nisi serinë e golave në “Renato Dall’Ara”, të cilit iu kundërpërgjigj Castro që shënoi nga pesë metërshi i portierit.
Shumë dyshuan se goli nuk do të pranohet, pasi gjatë ndërtimit të aksionit goditi dorën e Giovanni Fabbian, për të shkuar drejt Castros, i cili barazoi sfidën me atë gol.
Santiago Castro est l'homme des gros matchs pour Bologna cette saison ! 🔥
Sept buts et quatre passes décisives, le pibe est en forme.pic.twitter.com/kfsGzgYm59— 𝗣𝗶𝗯𝗲 (@pibevolante) February 27, 2025
Pas kontrollimit nga VAR-i, goli u pranua si i rregullt.
Sipas ekspertit të referimit në “DAZN”, Luca Mirellit, arsyeja e pranimit të golit është se rregullat për lojën me dorë nga “IFAB”, qëllimi i prekjes me dorë nuk merret parasysh kur “shënon gol me dorë në mënyrë aksidentale apo jo, pse kur së pari prek topin me dorë, në mënyrë aksidentale apo jo”.
Sipas tij, kjo rregull vlen vetëm për golashënuesin, dhe jo për asistuesin.
Në këtë situatë, topi goditi dorën e Fabbian, asistuesit, dhe jo shënuesit, Castros.
VAR-i më pas vlerësoi se dora e Fabbian ishte në pozitë të natyrshme, andaj u pranua edhe goli si i rregullt.