Pse u dënua Manchester City? - Gazeta Express
string(27) "pse-u-denua-manchester-city"

Pse u dënua Manchester City?

Gazeta Express

14/02/2020 21:21

UEFA ka tronditur themelet e Manchester Cityt ditën e sotme, teksa ka vendosur që të dënojë “Citizens” me përjashtimin nga çdo kompeticion evropian për dy sezonet e ardhshëm, pra 2020/2021 dhe 2021/2022, si dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Në vendimin e tij, organi më i lartë qeverisës i futbollit Europian, shkruan: “Duke marrë në konsideratë të gjitha provat, është zbuluar se Manchester City ka bërë shkelje serioze të rregullave të licencimit të klubit dhe shkelje të rregullave të Fair-playt nanciar, duke mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorët në informacionet e paraqitura midis viteve 2012-2016.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, klubi ka dështuar në bashkëpunimin për hetimin e çështjes.

Pra, thënë më shkurt, UEFA ka dënuar Manchester Cityn në radhë të parë për shkak të fair-playt nanciar, ndërsa më pas edhe për shkeljen e rregullave të licencimit, si dhe për mungesën e bashkëpunimin në hetimin e çështjes.