Pse sulmet në zemër ndodhin më së shumti në natën e Vitit të Ri? - Gazeta Express
string(63) "pse-sulmet-ne-zemer-ndodhin-me-se-shumti-ne-naten-e-vitit-te-ri"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/12/2022 20:18

Pse sulmet në zemër ndodhin më së shumti në natën e Vitit të Ri?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/12/2022 20:18

Gjatë pushimeve të gjithë do të hamë pak më shumë se normalisht dhe ndoshta edhe do të pimë pak më shumë. Por për fat të keq për disa njerëz, ka një kosto përtej dhimbjes së stomakut.

Një studim i majit 2021 në Gazetën Ndërkombëtare të Kardiologjisë zbuloi se vdekshmëria kardiake është më e lartë në Vitin e Ri se çdo kohë tjetër të vitit. Gjithashtu Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) raporton se më shumë njerëz vdesin nga një atak në zemër në javën e fundit të dhjetorit se çdo herë tjetër.

Lexo Edhe:

Pra, nëse ndjeni shenja se gjërat nuk janë në rregull, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse keni dhimbje gjoksi, gulçim sipër mushkërive, dhimbje të nofullës ose qafës, të përziera ose dhimbje në krahun ose shpatullën tuaj, këto mund të jenë shenja të një ataku në zemër.

Sipas një studimi, më së shumti vdekje kardiake ndodhin në 31 dhjetor dhe numri i dytë më i madh ndodh më 1 janar.

Çfarë lidhje ka stresi me të?

Të gjithë e dimë se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por është e rëndësishme të kujdesemi për stresin kronik që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tonë, veçanërisht gjatë ritmit të vrullshëm të sezonit të festave.

Gjeni kohë për t’u kujdesur për veten gjatë sezonit të festave dhe festoni me kontroll. Edhe mbani mend se nëse nuk gjeni kohë për mirëqenien tuaj, do të detyroheni të gjeni kohë për sëmundjen tuaj.

Më në fund, mënyra më e mirë, më e pagabueshme, për të pasur një zemër të shëndetshme është të jeni të vetëdijshëm për atë që hani dhe pini, veçanërisht gjatë sezonit të festave. Mund të duket e pamundur kur gatimi i nxehtë del nga furra ose kushëriri juaj ju ofron një tjetër pije alkoolike, por duhet të keni kontroll.

Ushtrimi është gjithashtu i rëndësishëm. Sado  të relaksoheni gjatë pushimeve, përpiquni të qëndroni fizikisht aktiv për të reduktuar stresin, djegur kalori dhe për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.