Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e publikoi sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Suedisë dhe kundër Kosovës.
Trajneri i Helvetikëve i përfshiu në listë tre shqiptarë: Granit Xhakën, Adrian Bajramin dhe Andi Zeqirin, por listës i mungon Ardon Jashari, ndonëse pritej që të ishte pjesë e ekipit për ndeshjet vendimtare të këtij muaji, shkruan “Gazeta Express”.
E trajneri zviceran e ka sqaruar përmes konferencës për shtyp mospërfshirjen në listë të futbollistit të ri të Milanit, i cili vetëm së fundmi u rikthye nga një lëndim që e kishte pësuar, i cili e kishte lënë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
“Ardoni është rikthyer së fundmi dhe nuk është ende në 100% të tij. Prandaj, e planifikuam këtë kamp stërvitor pa të – gjë për të cilën u dakorduam edhe me të”, deklaroi Yakin.
Jashari kishte munguar edhe në ndeshjen e parë që e kishin zhvilluar dy Kombëtaret në muajin shtator, të cilën e fitonin Helvetikët me rezultat, 4:0. /Gazeta Express
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...