“Pse s'po e provon fatin në speca e kastraveca po në energji”, Hoxha me kritika të ashpra: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, VV 42% - Gazeta Express
string(126) "pse-spo-e-provon-fatin-ne-speca-e-kastraveca-po-ne-energji-hoxha-me-kritika-te-ashpra-qytetaret-po-paguajne-me-shtrenjte-vv-42"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 21:16

“Pse s’po e provon fatin në speca e kastraveca po në energji”, Hoxha me kritika të ashpra: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, VV 42%

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 21:16

Analisti Dibran Hoxha tha në Pressing në T7 se shoqëria jonë ka arritë në një nivel “normalizimi” të “nepotizmit e korrupsionit”.

“Rritja e çmimeve, energjia elektrike”, tha se e kanë vështirësu jetesën e qytetarëve.

“Mënyra e jetesës në skajin e varfërisë po mbetet”, tha ai.

Hoxha u shpreh i habitur se si “qytetarët paguajnë më shtrenjtë produkte, por prap 40 përqind i ka fitu VV-ja”.

“Çohet Luan Dalipi thotë vëllai im ka të drejtë ta provojë fatin, pse spo e provon fatin ai në speca e kastraveca po në energji elektrike”, pyeti Hoxha.

“Te specat po e provojshin të Fitore Pacollit, e te energjetika ia kanë lënë Luan Dalipit”, shtoi Hoxha.