Pse s’ka antiamerikanizëm në Kosovë - Gazeta Express
string(34) "pse-ska-antiamerikanizem-ne-kosove"

Gazeta Express

04/05/2020 11:58

Pse s’ka antiamerikanizëm në Kosovë

Gazeta Express

04/05/2020 11:58

Globalizimi është një proces i rëndomtë real, i cili tani në rrethanat e reja të pandemisë së coronavirusit, ka shansa që t’i ndalet turri dhe ekspanzioni ekonomik, ai kulturor, e sidomos ai politik…Natyrisht, kjo duhet parë në dekaden që po hyjmë.

Shkruan: Fadil Maloku

Lexo Edhe:

1. Paraprakisht është mirë ta japim një shpjegim se çfarë në fakt kuptojmë me termin apo nocionin antiamerikanizmit? Me antiamerikanizëm nënkuptohet një pozicionim social dhe një urrejtje apo jopajtueshmërie me idenë, ideologjinë, politiken dhe pak a shumë edhe kulturën amerikane, që në botë njihet dhe socializohet si “ëndërra amerikane”. Tani, këtë tip të (padiskutueshëm) këndëvështrimit paragjykues për Ameriken dhe kulturen e sidomos politiken e saj të jashtme, duhet kërkuar në disa pista. Fillet a para ishin ato që u krijuan në luftën e dytë botërore (kur boshti i “së keqes” Gjermani, Japoni dhe Itali, kapitulloj para Amerikes dhe aleateve të saj) dhe në veçanti në periudhën e Luftës së ftohë, madje intervenimit të saj në Vijetnam, pastaj pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 kur kolapsoi ish BRSS-ja. Antiamerikanizmi si cilësim urrejtës,e më pak si cilësim paragjykues, u rrit dukshëm pas intervenimit të NATO-s në ish Jugosllavi, intervenimeve tjera në Irak, Avganistan, e së fundmi në Siri, të cilave u paraprinte Amerika. Ndërkaq, antiamerikanistët (në fakt antiglobalistët) dosido kudo që ata qofshin ishin dhe mbetën protagonist të një lëvizjeje të atillë sociopolitike që qe lindur në vitet nëntëdhjeta, dhe e cila në fundament kundërshton çdo formë dhe përmbajtje të tendencës, procesit apo dukurisë së globalizimit, ndryshe nga alterglobalistët që insistojnë në një tjetër tip globalizimi. Pra, tip i cili sipas tyre do i humanizonte dhe relaksonte raportet dhe pabarazitë ekspansioniste socioekonomike, midis shtresave dhe klasave në shoqëritë e stome bashkëkohore. Me këtë qëndrim , do thoja sa rigoroz aq edhe konservativ sidomos ndaj tregut të lirë, proceseve integruese rajonale e kontinentale, antiglobalistëve modernist, zakonisht u vishet “këmisha” e anarkistëve dhe majtistëve ekstrem të cilët rendin dhe rregullin që e supozon dhe prodhon sistemi dhe vlera e neoliberalizmit, e shohin si të; huajën, si të gabuar, si ekstrem që prodhon pabarazi, papunësi varfëri sociale.Një lëvizje civile ndryshe apo “lëvizja “alterglobaliste”, që poashtu mori shpejt përmasa globale dhe që u nominua e u prononcua në vitet ’80-ta, si pasojë e protestave dhe kundërshtive ndaj borxhevedhe liberalizimit të tregjeve pastaj programeve të axhustimitstrukturor të FMN-së, etj., u shfaq edhe në Evropë dhe SHBA si një lëvizje që në thumb vënë: shkallën e lartë të papunësisë, kushtet e vështira të punës dhe mbrojtjen sociale të punëtorëve gjithandej. Termi “alter”(globalizëm)” që u fut më vonë në diskursin politik dhe sidomos atë sociologjik, kishte për porosi idenë e krijimit të pandamit “anti”(globalizëm), që midis tjerash nënkuptonte edhe një llojë rrugëtimi, apo edhe alternative tjetërfare, pra më të butë dhe shumë më humane të vetë procesit apo tendencës së pandemisë së globalizimit. Nëse, i bëjmë një “intervenim kirurgjik” natyrës se alterglobalizimit, kuptojmë se statuset sociale të kësaj lëvizjeje dhe grupimi me pretendime globale, ndryshojnë dukshëm nga ajo që bie fjala ka identifikuar lëvizja globaliste dhe ajo antiglobaliste. Flamuri i alterglobalistëve, në brendësinë e vetë sociale tubon zakonisht shtresat e fshatarësisë moderne e postmoderne, punonjësit e varfër dhe të margjinalizuar, përfaqësuesit e borgjezisë së vogël që gravitojnë nga vendet që ende ballafaqohen me “ethet” e transicionit, punonjësit që kanë paga të ulëta dhe që gravitojnë nga vendet e zhvilluara perëndimore, sindikatat e magnatëve të ndryshëm kombëtare e tejkombëtar, komunitetet e profilizuara të konsumatorëve, grupimet e pedagogëve me paga minimale, lëvizjet lokale ekologjiste, lëvizjet antimilitariste, grupet paramilitare e militare, komunitetet feministe e antifeministe, rrymat dhe faksionet e fraksioneve të ndryshme komuniste marksiste, nacionaliste, irredentiste, fashiste, e socialiste e neosocialiste, etj.

Pse s’ka antiamerikanizëm ndër shqiptarët? Në Kosovë e në Shqipëri e padyshim edhe më gjerë në rajonin tonë, (meqë konsideroj që nuk ka ndonjë qasje edhe aq të dallueshme për këtë çështje, përveç satelitit të Rusisë – Serbisë), e ndoshta edhe më gjerë, sa i përket diskursit mbi të ardhmen e këtyre vendeve, tash për tash mbretëron bindja se demokracia neoliberale (globalizimi) është forma dhe alternativa më e mirë për ndërtimin e raporteve të ardhshme sociale, politike dhe sosh ekonomike në rajon. Arsyet ndoshta duhet kërkuar në energjinë negative dhe në frustrimin kolektiv që këto vende kishin akumuluar me dekada të tëra gjatë pretendimit të ndërtimit të dy tipeve të socializmit (etatist dhe vetëqeverisës) përkatësisht – komunizmit. Ky mendim dhe gjykim vlen sidomos për vendet dhe shtetet që ndërtonin tipin e socializmit stalinist, ku në rajon në veçanti dallohet Shqipëria. Kurse, në nivel europian, pothuajse i gjithë Blloku Lindor, duke filluar nga ish BRSS-ja, Polonia, Cekosllovakia, Hungaria, Rumunia, Bullgaria, etj. Me aktin dhe faktin e rënies së Murit të Berlinit më 1989, Blloku Lindor komunist kolapsoi para atij kapitalist edhe si: sistem edhe si formacioni, si politikë si ideologji e edhe si mënyrë e qeverisjes. Pra, triumfoi neoliberalizmi, apo kapitalizmi global. Kapitalizmi global, I cili në esencë edhe sot e kësaj dite vë në siklet dhe në pikëpyetje të madhe identitare shtetet, kombet, bile edhe vendet me traditë të gjatë demokratike. Ndërkaq, për vendet dhe shtetet që sapo kanë filluar të ndërtojnë vlerat demokratike, është interesant se demokracia dinë ngandonjëherë të tregohet edhe shume problematike dhe shumë e vështirë për t ‘u implementuar në ambientin dhe jetën e re sociale, politike e sidomos sosh ekonomike të një vendit. Demokracia shpesh i dobëson shtetet sepse bënë të nevojshme kompromise jofunksionale dhe qeveri të brishta koalicionesh në shoqëri ku institucionet burokratike nuk kanë funksionuar kurrë si duhet. Për këtë arsye demokracia as nuk formon e as nuk i forcon fillimisht shtetet. Globalizimi i aktiviteteve të reja ekonomike, me faktin e krijimit të organizatave të reja mbinacionale, bën që identiteti i shtetit si mekanizëm i gjertanishëm dinamik të zëvendësohet me lehtësi me projektin e sipërpërmendur. Pra, procesi i ri i tipit të demokracisë neoliberale, padyshim që pretendim e ka jo vetëm zëvendësimin e rolit të shtetit si koncept dhe strategji moblizuese për masat e gjera qytetare, por edhe largimin e tërësishëm të tij nga skena e transaksionëve historike, siç është duke ndodhur aktualisht në Kosovë. Pra, problemi është fakti se si do të jetë e mundur që të ushtrohen këto lloje këto transaksionesh pa prezencën e instrumentit të shtetit, kur ai të jetë mënjanuar nga skena e përgjithshme botërore? E në veçanti, kur dihet që shteti si instrument politik përveç tjerash jep edhe garancinë dhe sigurinë e fuqishme për këto gjëra? Padyshim që kjo është një çështje fundamentale në diskursin dhe ligjerimet e demokracisë liberale dhe të asaj neoliberale. Përgjigjja në këtë projekt propozim, sipas shumicës së ekspertëve të lëmenjve të ndryshëm ende nuk është në horizont. Por, si qëndron çështja me shtetet që aktualisht janë anëtarësuar në identitetin e ri të quajtur BE-ane? Në të vërtetë, ato de jure janë bërë pjesë e demokracisë liberale, por de facto asnjëra nga këto shtete ende (e mendoj edhe për një kohë të gjatë as që do të mund ta quajë veten demokraci liberale e tipit identifikues evropian) nuk është bërë liberale.Është poashtu interesant se të gjitha këto shtete të anëtarësuara i kanë kushtetutat të cilat janë përshkruar nga vendet të cilat kanë dalë nga tradita liberale, por nuk kanë ndonjë kulturë dhe traditë demokratike të mirëfilltë qytetare, që është një element shumë i rëndësishëm për të funksionuar demokracia e vërtetë. Demokracia liberale, për vendet të cilat janë duke kaluar katrahurat e transicionit, pa dyshim që pa elementin e traditës qytetare është vështirë të funksionojë si duhet, kjo vlen sidomos për shtetet e transicionit, siç janë psh. Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja e deri diku edhe Kroacia, të cilat e kanë më të theksuar problemin e lartpërmendur.Sipas kësaj logjike, të gjitha këto vende kanë instaluar demokracinë e tipit liberal, por asnjëra në esencë nuk mund të thuhet se i përket diskursit të mirëfilltë demokratik dhe demokracisë liberale.Të gjitha këto vende i kanë instaluar kushtetutat e ish- vendeve apo shteteve demokratike dhe liberale, kurse u mungonte elementi apo paradigma kryesore e identifikimit, ajo e traditës apo kulturës demokratike që nuk mund të fitohet edhe aq shpejt, ngaqë duhet një kohë më e gjatë e kultivimit të këtyre raporteve. Për shembull, ne në Kosovë kemi institucione të cilat nuk funksionojnë (jo ndoshta edhe për shkak se kanë defektet e tyre, bie fjala të natyrës juridike, apo të asaj politike dhe ekonomike), për shkak se ne nuk jemi as gjermanë e as anglezë, pra nuk posedojmë ende mentalitet mobiliteti të theksuar në punë dhe përgjithësisht në jetën social, ate politike e sidomos ate kulturore.

Tani, përse në Kosovë ende nuk mund të themi se kemi ndonjë lëvizje të theksuar antiglobaliste dhe përfaqësues tipik të një antiglobalisti shqiptar? Për shkaqet apo “handikapin”e mungesës së një këndvështrimi të përputhshëm me rrjedhat dhe proceset globale, kur është në pyetje Kosova dhe pergjithësisht shqiptarët e gjithë Ballkanit, mendoj që duhet debatuar në disa rrafshe:Rrafshi i parë, sepse, lëvizjet antiglobaliste në totalitetin e saj të vetëkuptuar, tek ne në Kosovë perceptohen adresohen e padyshim që edhe katapultohen me automatizëm si antiamerikane e antiperendimore. Në anën tjetër gjithë antiglobalistët, janë të rreshtuar si nacionalist e e turbonacionalist. Keta ndryshe mund te identifikohen edhe si “hipernacionalistë”, ngase “kujdestarojnë online për origjinen e etnisë shqiptare, duke harruar kështu që kombi, shteti dhe interesi shteëror e kombëtar janë monopol i të gjitheve pa dallime ideologjike. Një pozicionim i tillë konzervativ, në kohën kur lëvizjet antiglobale janë shumë më të fuqishme dhe me të organizuara në vetë botën perëndimore, prodhon jo vetëm: servilizëm të papare politik (që e banalizoj pluralizmin e mendimeve dhe te sundimit te ligjit, në gjithë periudhën e pas shpalljes së pavarësisë): konformizëm kulturor (pranojmë me lehtësi vlera dhe sistem të huaj me shpejt se sa qe i ruajmë vlerat tona që kane dhënë prova historike e empirike) dhe padyshim edhe: nepotizëm social (me shpejt akomodohemi me sistemin e ri vlerash ne horizont dhe për rreth nesh ne rajon).Rrafshi i dytë, ku duhet kërkuar përgjigjen për këtë pyetje gjendet edhe ne mungese e zhvillimit të asaj që në boten perëndimore identifikohet si individualizëm i theksuar dhe do shtoja racional (sepse, ka te beje me shkallen e emancipimit politik), qe e krijon si mase kritike mu shoqëria civile. Kurse, nëse shikohet numëri enormë që i ka shoqëria kosovare, i bie që hiperglobalistet si bartës si agjensa e si artikulues të këti jqëndrimi qytetar, do të duhej të ishin shumë më shumë se sa që mendohet që janë në jetë reale. Sepse, shoqeria civili, intelektualët, opinioni publik, sipas Gidensit që e parafrazon David Heldin, ne kategorizimin e globalizimit, janë ajo shtresa që gjendet “midis dhe diku” dhe që e nis ndryshimin, dhe kanë qasje reale e shumë më pragmatike ndaj tendences së globalzimit dhe antiglobalzimit. Por, që natyrisht këto tendenca i shohin si një lloj “ambrelle” mbrojtëse për ruajtjen dhe kultimvimin e mëtejmë si të indentitetit kombëtar, ashtu edhe ate të identitetit shtetëror të Kosoves.Natyrisht. “ruajtja dhe konzervimi” i interesave dhe identiteteve të lartcekura, duhet të bëhet vetëm duke iu pershtatur këtyre proceseve që zhvillohen pamshirshëm dhe pandalur në tri nivelet (globale, kontinentale dhe rajonale) subkulturore e subpolitike.Rrafshi i tretë, një rrafsh tjetër padyshim qe duhet adresuar edhe ne pasojat e luftës se ndodhur ne Kosove. Neve dy dekada te tera na i morën problemet politike (UNMIK-u, OSBE-ja, Shpallja e pavarësisë, demarkacioni, asociacioni, dhe sidomos energji te jashtëzakonshme na kane marr te ashtuquajtura bisedime me (lexo; negociata) me Serbinë). Ajo çka është me karakteristike është se në Kosove ende nuk kemi ndonjë lëvizje që publikisht del dhe identifikohet si antiglobaliste. Por, padyshim përkundër 600 OJQ-eve qe i ka ne evidence të vetën shteti i Kosovës, padyshim qe ka te tilla qe pak a shume merren edhe me probleme antilufte, sosh te drejtave te njeriut (KMDLJN) dhe tjera qe merren me te drejtat e minoriteteve dhe problemet ekologjike, ato qe merren me barazinë gjinore. Prezenca e gjithë këtyre organizatave dhe grupimeve sociopolitike, ne fakt dëshmon se Kosova, formalisht ka një „eskadron“ organizatash formale qe improvizojnë marrjen me temat globale, por ne jetën e përditshme sociale ato nuk kane ndonjë histori aktive veprimi, e kam fjalën për Ojq-ët lokale „made in Kosove“ e jo për substratet ndërkombëtare qe kane selite e tyre këtu. Natyrisht, çështja e aktivizmit ne Kosove është shume më e mire se sa ajo e paraluftës, por krahasimin e identifikojmë duke u krahasuar me shoqëritë e rajonit dhe sidomos atë ne kontinent, e jo me veten tonë.

Duke e përfillur një raport jo vetëm medial por, parasëgjithash edhe shkencor, pra padyshim me dioptri sociologjike, kujtojmë që raporti globalizëm-antiglobalizëm mund te shpjegohet dhe kuptohet me mirë mu përmes pesë pyetjeve standarde që zakonisht bëhen diskursin sociologjik. E ato pyetje janë: A është globalizmi proces i vjetër apo i ri, a është tendencë apo mit, a është në përputhje me ambiciet e shtekombeve, a është ai një lloj uniformiteti kulturor, dhe në fakt a ka të bëjë globalizimi më shumë me një lloj rikolonializimim apo një tip të ri të mirëqenies që u dedikohet publikut konsumues me fiksionin e tij të amputuar artificialisht për hedonizmin? Kohëve të fundit, kur janë në pyetje debatet pro et contra globalizimit, na dëshmojnë për nevojën e një monologu të ri social, dhe jo vetëm social por edhe sish shkencor. Shkaku, se debati dhe kontestimet rreth këtij koncepti e procesi padyshim që kanë të bëjnë si me formën e imponimit ashtu edhe me përmbajtjen e pranimit të lehtë të këtyre ngjarjeve dhe proceseve antipode të këtij procesi, sikurse janë lëvizjet e njohura antiglobale. Për gjykimin antiglobalist, globalizimi po zhvillon një lloj ekonomie globale kriminale, që është ndërlidhur me organizata kriminale transnacionale, që merren kryesisht me: tregtinë me drogë, atë me armë, pastaj me “tregtinë me skllevër të bardhë” , si edhe “shpëlarjen e parave të pista”. Këto organizata janë aq të fuqishme e aq të shumta sot në botë, sa që posedojnë edhe resurse të mëdha “ushtarake financiare e me natyrë strategjike”.Deri para fillimit të ndërtimit të marrëdhënieve demokratike është menduar se përparimi mund dhe duhet të bazohet ekskluzivisht në sukses, kurse tani në rrethanat e neoliberalizmit suksesin e zëvendëson egoizmi. Egoizëm, i cili si synim dhe si tendencë imanente e ka vetë plotësimin e nevojave materiale të njeriut dhe asgjë më shumë, që nënkupton se këtu s’kemi të bëjmë asgjë me nevojat etike, por, vetëm përcaktime utilitariste”. Për mendimin tonë, për të kuptuar raportet teorike dhe ato pragmatike midis ”hiperglobalistëve”,” skeptikëve” dhe “transformacionistëve”, do duhej patjetër ta konsultonim tipologjinë që e ka përdorur dhe praktikuar sociologu i njohur David Held. I cili duke apostrofuar cilësimet kryesore të produkteve globale, bën një kategorizim tejet interesant dhe argumentues për analitikët e shkencave sociale, e sidomos për sociologët e kohës sonë.Thënë më thjeshtë, kjo ndarje apo ky lloj klasifikimi i këtij autori bazohet ekskluzivisht në raportin që eventualisht e ushtrojnë dhe e ndërtojnë secili nga grupimet e apostrofuara ndaj kapacitetit të ndikimit në rendin e ri botërorë në njërën anë, dhe ushtrimit të ndikimit të shtetkombeve në anën tjetër. Në këtë kontekst, padyshim që “hiperglobalistët” psh. vërehet se janë shumë më shumë të prirur që ndikimin e globalizimit ta projektojnë dhe perceptojnë si një fenomen i cili ka shanse të “ndjehet dhe të shijohet” gjithandej nëpër gjithë botën sociale e politike. Duke shkuar edhe përtej këtyre dimensioneve te apostrofuara, psh. hiperglobalisti i njohur Ohmahe K, tendencën e globalizimit e këndëvështron, e trajton dhe e percepton ekskluzivisht edhe si “një botë pa kufij” ku roli i shteti sipas gjithë parametrave sidomos politik, duhet natyrshëm të reduktohet aq shumë, sa që në të ardhmen ai shumë lehtë dhe shumë shpejt do mund t’i takoj të së kaluarës. “Hiperglobalistët, janë aq shumë të entuziazmuar me proceset dhe tendencën e globalizimit, sa që në sytë e tyre, rolin e qeverisë globale dhe të ashtuquajturit “civilizim global”, tashmë veç kanë arritur ta marrin agjensit apo artikuluesit e kompanive transnacionale (KTN-ale).“Skeptikët”, sipas David Heldit, kanë rezerva, dilema dhe dyshime (për ta) të arsyeshme, sepse, globalizimi në “dioptrinë” e tyre (sociale, politike, e sidomos atë ekonomike e kulturore) është vetëm një mit, i cili ka për qëllim ta zhvendos vëmendjen e qytetarisë globale nga proceset që po mundohen t’ia amputojnë rolit të shtetit, pra, një mekanizmi dhe rregullatori të dëshmuar social e ekonomik. Për ta, krejt kjo ndërvarësi, rrjetëzim dhe zgjatim i komunikimit, bashkëpunimit, dhe integrimit ka ekzistuar edhe më parë. Dhe se dallimi i vetëm midis proceseve të kaluara dhe këtyre të fundit që po identifikohen si globaliste, qëndron vetëm në sasinë dhe cilësinë e mënyrës së komunikimit ndërvarësisë dhe integrimit. “Transformacionistët”, për dallim nga dy grupimet e lartcekura, kanë gjykime dhe qëndrime e mendime më të matura, pra, nuk e synojnë as ekstremin pro e as ate contra, por, i përmbahen kryesisht asaj që Aristoteli e kishte identifikuar në historinë dhe përvojën e lashtë sociopolitike e sociokulturore, si “mesi i artë”. Andaj në sytë e këtij grupimi me tendenca poashtu globale, globalizimi është një proces i rëndomtë real, i cili tani në rrethanat e reja të pandemisë së coronavirusit, ka shansa që t’i ndalet turri dhe ekspanzioni ekonomik, ai kulturor, e sidomos ai politik…Natyrisht, kjo duhet parë në dekaden që po hyjmë.