Pse shumë çifte ndahen në verë - Gazeta Express
string(30) "pse-shume-cifte-ndahen-ne-vere"

Pse shumë çifte ndahen në verë

Fun

Gazeta Express

29/06/2022 22:52

Shumë çifte vendosin të divorcohen gjatë verës.

Por pse ndodh kjo?

Lexo Edhe:

Gjatë pushimeve, shumë njerëz e kuptojnë se nuk përshtaten vërtet, pasi dëshirat e tyre nuk përputhen. Orët e gjata të pushimeve mund të sjellin tensione dhe për pasojë marrjen e vendimit për t’i dhënë fund lidhjes tuaj.

Pritshmëritë e tepërta për pushime dhe organizimi i tyre i detajuar mund të ndikojë negativisht, pasi realiteti shpesh është ndryshe. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, ka mjaftueshëm kohë të lirë për të menduar për problemet e marrëdhënieve ose për të mbi-analizuar disa situata.

Në verë, mund të rritet dhe rreziku i tradhtisë dhe disponimi për njohje të reja. Gjithashtu dhe ndërprerja e menjëhershme e rutinës shkakton ndryshime dhe probleme psikosomatike. Ndaj edhe pushimet kthehen në makth dhe tensionet shtohen. /abcnews.al