Pse shtoni peshë edhe kur nuk hani shumë? - Gazeta Express
string(40) "pse-shtoni-peshe-edhe-kur-nuk-hani-shume"

Pse shtoni peshë edhe kur nuk hani shumë?

Shneta

Gazeta Express

23/11/2021 15:44

Nëse po shtoni peshë pa ngrënë shumë, ky mund të jetë problem me organizmin tuaj…

Shumë njerëz nuk e kuptojnë ku po gabojnë që nuk po mund të arrijnë peshën ideale, ose edhe shtojnë më shumë kilogram seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin tuaj ditor.

Lexo Edhe:

Një faktor i zakonshëm që kontribuon në shtimin e pashpjegueshëm të peshës, është edhe pagjumësia. Andaj është e domosdoshme të flini të paktën 8 orë gjumë natën.

Gjithashtu duhet të keni kujdes në sasinë e ushqimit që e konsumoni në darkë. Për ta shmangur këtë problem, zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet.

Gjithashtu duhet të jeni të vëmendshëm që të mos shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën. Duhet të pushoni të paktën 1 orë e gjysmë ose 2 orë, para se të bini në gjumë.

Kur jemi tek darkat, duhet ta shmangni konsumimin e ushqimeve të fërguara. Kështu, preferohet që për darkë të konsumoni ushqime të

pjekura me pak vaj ose të ziera. Gjithashtu është mirë t’i shmangni ushqimet pikante. Ani pse ato janë të mira për ta shpejtuar metabolizmin, nuk preferohet të konsumohen në darkë.

Nëse keni shprehi që natën të hani drithëra të pasura me karbohidrate, preferohet që t’i leni ato për mëngjes, kurse në orët e vona të natës të hani fruta, sallata ose ushqime tjera me proteina, por gjithnjë në porcione të vogla.

Personat që nuk duan të shtojnë kilogram janë të vetëdijshëm që duhet të qëndrojnë larg ëmbëlsirave, sidomos para gjumit. Edhe atom und të zëvendësohen me fruta të ndryshme.

Mos hani patatina ose ushqime të ngjashme pas darkës. Shmangni bukën, biskotat dhe çdo ëmbëlsirë pas darkës. Alkooli ose kafeina gjithashtu kontribuojnë në shtimin e peshës së padëshiruar, andaj rekomandoheni të zgjidhni lëngje frutash natyrale ose qumësht të ngrohtë. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë me ujë.

Mundohuni të mos e përdorni telefonin ose kompjuterin para se të flini. Më mirë lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të mos rrini zgjuar deri në orët e vona të natës. Shkoni në shtrat sapo të ndiheni të lodhur. Nëse ndiheni energjik bëni disa ushtrime fizike para gjumit.