“Pse shpërfytyrohesh?”, Vesa Luma iu detyrua një shpjegim personave që e akuzuan për ndërhyrje estetike - Gazeta Express
string(99) "pse-shperfytyrohesh-vesa-luma-iu-detyrua-nje-shpjegim-personave-qe-e-akuzuan-per-nderhyrje-estetike"

“Pse shpërfytyrohesh?”, Vesa Luma iu detyrua një shpjegim personave që e akuzuan për ndërhyrje estetike

Gazeta Express

21/10/2020 13:08

Vesa Luma është ndër të rrallat personazhe të showbiz-it shqiptar, e cila ka ruajtur pamjen e saj natyrale dhe ka preferuar të mos tundohet nga operacionet apo ndërhyrjet estetike.

Sigurisht, ajo nuk e ka parë tepër të nevojshme të bëjë ndërhyrje të tilla, mirëpo dikush mendon se Vesa e ka bërë diçka të tillë!

Lexo Edhe:

Në njërin prej komenteve në profilin e këngëtares në Facebook, një vajzë pretendon se Vesa ka bërë buzët, madje e quan atë të shpërfytyruar, shkruan Gazeta Express.

“Çfarë i ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?”- i shkruan ndjekësja të cilës këngëtarja nuk ia vonoi një përgjigje:

“S’i kam bërë asgjë. Mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vë maskë, më kishin shku lekët kot.”- ia kthen Vesa me humor./Gazeta Express/