Pse romani “Uliksi” i James Joyce na ndryshoi mënyrën si e perceptojmë kohën - Gazeta Express
string(74) "pse-romani-uliksi-i-james-joyce-na-ndryshoi-menyren-si-e-perceptojme-kohen"

Arte

Gazeta Express

08/06/2021 0:59

Pse romani “Uliksi” i James Joyce na ndryshoi mënyrën si e perceptojmë kohën

Arte

Gazeta Express

08/06/2021 0:59

Romani “Uliksi” i shkrimtarit irlandez James Joyce na jep një perceptim tjetër mbi kohën. Ka ditë kur na duket sikur nuk kalon kurrë, dhe ditë të tjera kur akrepi i orës duket sikur lëviz aq shpejt saqë nuk arrihet të ndiqet. Fakti që koha është relative është sot një koncept i pranuar gjerësisht.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nëse lexojmë një libër ku ngjarjet vendosen në shekullin XIX, do të shohim se si dimensioni i kohës përfaqësohet në një mënyrë objektive dhe lineare.

Lexo Edhe:

Një përvojë krejtësisht e ndryshme kohore na pret kur lexojmë një libër nga James Joyce-i. Në vazhdën e revolucionit të ndërmarrë nga Sigmund Frojdit (dhe zbulimi të nënndërgjegjes), Uliksi i Xhojsit ishte përcaktuar që në ditën e botimit të tij, 2 Shkurt 1922, të ndryshonte përgjithmonë fatin e letërsisë bashkëkohore. Dhe le të shohim arsyen pse:

Sepse perceptimi ynë mbi kohën ka ndryshuar

Shekulli XX-të lindi nën shenjën e shpejtësisë dhe përshpejtimit, që dhanë menjëherë efektet e tyre edhe në art dhe letërsi. Autorët e mëdhenj të fillim të shekullit XX, si Marsel Prust, Virxhinia Ulf dhe James Joyce, përshkuajnë copëzimin dhe kaosin e së tashmes përmes metodave të reja të shkrimit, të cilat arrijnë kulmin e tyre shprehës në teknikën e “rrymës së ndërgjegjes”.

Koha ndryshon në varësi të asaj që po përjetojmë

Koha kronologjike dhe lineare e romanit të shekullit XIX, zëvendësohet nga një kohë e ndërgjegjes. Personazhet e lindur nga pena e Joyceit, zbulojnë se përvojat e kaluara janë çimentuar në nënndërgjegjen tonë.

Pra nga e pavetëdijshmja, nga e cila dalin vazhdimisht fragmente të së kaluarës tonë dhe që përzihen me të tashmen në një mënyrë që nuk është gjithmonë e vullnetshme. Në fakt, koha e ndërgjegjshme është e përbërë nga momente të padallueshme që kalojnë nga njëri tek tjetri, dhe që formojnë një rrymë që pasurohet vazhdimisht: “rrymën e ndërgjegjes”.

Koha pëson transformime të dukshme tek personazhet e këtyre veprave: krahas një kohe objektive, kronologjikisht lineare, shfaqet ideja e një kohe subjektive, e përjetuar nga vetëdija e personazheve.

Uliksi i Joyce-it, është arketipi i njeriut bashkëkohor

Me një bukuri të pa rezistueshme dhe simbol i etjes për dije, Uliksi është heroi me shumë fytyra. Nëse cilësitë e tij pozitive u lartësuan në poezitë homerike, ato negative u theksuan në letërsinë e shekujve në vijim, si mashtrimi dhe cinizmi, deri në rishkrimin që i bëri këtij personazhi Xhejms Xhojsi në shekullin XX. Kështu, Uliksi bëhet arketipi i përsiatjeve dhe anktheve të përditshme të njeriut bashkëkohor, simboli i një perceptimi të ri dhe revolucionar të kohës.

Për çfarë flet romani i Joyce-it

“Uliksi” është historia e vetëm një dite, 16 qershor 1904, e një grupi banorësh nga Dublini i Irlandës. Personazhet që hyjnë në mënyrë rastësore me jetën e të tjerëve, por që përcaktojnë zhvillimin e saj, përmes një monologu të brendshëm të vazhdueshëm. Protagonisti kryesor, hebreu irlandez Leopold Blum, nuk është një hero apo anti-hero, por thjesht një njeri me mendje të hapur dhe një humanizëm të madh, gjithnjë i vëmendshëm ndaj më të dobëtit dhe të ndryshmit, dhe i aftë për të qenë i mirë-sjellur edhe ndaj atyre që këto cilësi nuk i shfaqin ndaj tij.

Protagonistët e tjerë janë intelektuali i ri, brilant, por i kompleksuar Stefan Dedalus dhe Moli Blum, gruaja e hebreut, mbretëresha e vërtetë e romanit. Në fund të romanit, e shtrirë në shtratin e vjetër martesor, Moli reflekton- në një monolog prej më shumë se 20 mijë

fjalësh pa asnjë shenjë pikësim midis tyre-mbi ditën që sapo kishte kaluar, mbi tradhtinë e bashkëshortit të saj, mbi çdo kujtim të së kaluarës dhe mbi të ardhmen e mundshme të imagjinuar. Moli është një grua shumë instinktive, por edhe rezistente ndaj çdo forme të karakterizimit kategorik. / Libreriamo – Bota.al