Gazetare: Hana Marteti
Kur flitet për Prishtinën si kryeqytet, padyshim se ato çka e veçojnë janë rinia, dinamika, numri i madh i kafeneve e jeta e natës.
Kryeqyteti kosovar ka disa pjesë të cilat njihen më shumë dhe janë më të frekuentuara, andaj edhe kureshtja e mysafirëve e të huajve kur vijnë është e madhe.
Një nga adresat kryesore për të dalë për një kafe, për të ngrënë apo edhe për një mbrëmje të mirë janë kafet e vogla.
Ndonëse dikur jo pjesë shumë e frekuentuar, sot mezi mund të gjesh një vend për tu ulur.
Por, pse quhen “kafet e vogla”?