Pse qajmë kur presim qepë? - Gazeta Express
string(25) "pse-qajme-kur-presim-qepe"

Pse qajmë kur presim qepë?

Fun

Gazeta Express

28/06/2022 21:44

Për disa njerëz, prerja e një cope qepë nuk është problem i madh, mirëpo për disa të tjerë e krijon një reaksion që përfshinë lot dhe parehati.

Kujt duhet t’i vihet faji për këtë reaksion lotësh? Enzimat të cilat ndodhen në qepë, pas prerjes lirojnë një lloj gazi që kur bie në kontakt me sytë, formon acid sulfurik.

Lexo Edhe:

    “Sa më e fortë të jetë enzima, aq më shumë lot do të keni”, ka thënë Irwin Goldman, doktor shkence i hortikulturës në Universitetin e Wisconsin-Madison.

Kjo do të thotë që qepët e kuzhinës, ato të verdhat janë qepët që shkaktojnë më së shumti lot, ndërsa qepët e ëmbla e kanë fuqinë më të vogël.

Fatmirësisht, qepët janë të vetmet nga perimet që shkaktojnë reaksionin e të qarit, për shkak të përmbajtjes së tyre unike me sulfur.