Pse polenta duhet të jetë pjesë e dietës tuaj? - Gazeta Express

Pse polenta duhet të jetë pjesë e dietës tuaj?

Lajme

Gazeta Express

16/07/2020 15:28

Të ushqyerit është një proces i rëndësishëm për funksionimin e organizmit tonë, andaj asnjëherë nuk duhet harruar të zgjedhim produkte që përmbajnë vlera ushqyese.  

Polenta është një ushqim tradicional që ë ka rrënjët në Itali, para shumë viteve polenta konsiderohej ushqim i njerëzve të varfër, kurse sot është ushqimi kryesor nëpër restorantet e famshme. Ajo përshtatet shumë mirë me perime, mish, peshk, por edhe si gjellë e vetme. Si një pjatë anësore e një diete të ekuilibruar, të shëndetshme, polenta është një ushqim me cilësi të lartë që kontribuon në ngopje. 

– Polenta është e pasur me vitamin A, nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme dhe shikim më të mirë duhet të gatuani polenta më shpesh.

– Ofron minerale si kalium, magnez dhe hekur të cilat mbështesin ekuilibrin e lëngjeve në trup, aktivitetin e muskujve, nervave dhe formimin e gjakut. E bën lëkurën dhe flokët më të bukura, proporcioni relativisht i lartë i silicit në polenta mbështet trupin në ndërtimin dhe rritjen e qelizave dhe është veçanërisht i rëndësishëm për lëkurën e lëmuar, flokët me shkëlqim dhe thonjtë e fortë.

– Polenta ndihmon në mbajtjen e një niveli të vazhdueshëm të sheqerit në gjak dhe është e ulët në kalori, gjë që është veçanërisht e dobishme për atletët.

E gjithë kjo e bën këtë ushqim një shoqërues ideal për pjatat me fibra dhe proteina të larta ose me kalori të ulët.

Ushqimi i shëndetshëm, është një nga faktorët kryesor për jetë të gjatë, andaj sillni shumëllojshmëri në kuzhinën tuaj me produkte të shëndetshme siç është polenta coop, me të cilën mund të bëni një polentë të shijshme, në një mënyrë praktike dhe të shpejtë. Një produkt të tillë mund ta gjeni vetëm në Super Viva.