Pse përfundoi miqësia në mes të Calhanoglu dhe Ibrahimovic - Gazeta Express
string(58) "pse-perfundoi-miqesia-ne-mes-te-calhanoglu-dhe-ibrahimovic"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 23:19

Pse përfundoi miqësia në mes të Calhanoglu dhe Ibrahimovic

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 23:19

Zlatan Ibrahimovic dhe Hakan Calhanoglu ishin shokët të ngushtë në Milan, por raportet e tyre janë në pikën më të ulët pas intervistës së fundit të Calhas me Tivibu Spor. Këtu është tregimi se pse kjo shoqëri përfundoi

Ibra dhe Calhanoglu zakonisht kanë qenë miq gjatë kohës sa kanë luajtur të Kuqezinjtë. Ata kaluan një vit e gjysmë në fanellën kuq e zi në Milan para se turku ti bashkohej Interit si lojtar i lirë një vit më parë.

Lexo Edhe:

“Ibra është një lider dhe një kampion në fushë. Ai është shumë njeri i mirë jashtë fushe dhe ne kemi një miqësi të mirë me njeri-tjetrin”, kishte thënë Calhanoglu për Sportmediaset në qershorin 2020.

“Jam më i ri, por ne gjithmonë me humor dhe ai me jep këshilla”.

Një muaj më pas asa intereviste, dyshja ishin fotografuar afër liqenit Como duke vozitur një motoçikletë.

Megjithatë, lëvizja e Calhanoglu në anën tjetër të qytetit duket se e ka mërzitur Ibran, i cili nuk ka pasur fjalë të mira për ish shokun e tij të skuadrës.

“Ne duhet ta falënderojmë atë për çfarë ka dhënë në Milan dhe t’i urojmë atij më të mirën në të ardhmen”, kishte shkruar në librin e tij të fundit, Adrenaline.

“Tingëllon e tmerrshme të thuhet, por Calha ka përfituar nga një situatë tragjike. Ish ylli i Interit, Eriksen kolapsoi gjatë ndeshjes Danimarka-Finlanda për shkak të sulmit në zemër, kështu që Interi pati nevojë për një lojtar në atë pozitë dhe transferuan Hakanin”.

“Para incidentit, ai nuk kishte marrë asnjë ofertë nga Interi apo ndonjë skuadër tjetër”.

Nuk është hera e parë që Ibra godet ish bashkëlojtarët e tij dhe shokët. Gjatë paradës me autobus të hapur të Milanit për fitore të titullit muajin e kaluar, sulmuesi nxiti tifozët e Milanit për “ti dërguar një mesazh Hakanit”.

Si pasojë, tifozët Kuqezinj e vënë në shënjestër me thirrje fyese turkun dhe nënën e tij.

Një muaj më vonë, Calhanoglu reagoi për këtë ngjarje në një intervistë për gazetën turke, Tivibu Spor.

“Ai është një 40 vjeçar, jo 18, kështu që nuk mendoj se i shkojnë këto gjëra për fytyrë për moshën që ka. Ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontroboi për Scudetto këtë sezon, ai mezi luajti por bëri gjithçka që të jetë në fokus të mediave”, tha ai.

“Përveç kësaj, ishte ai që me telefononte gjithmonë, me thërriste të dalim për darkë apo të bëjmë shëtitje me motoçikletë. Ai shkroi për mua edhe në librin e tij. Ai është dashur të shkruaj diçka, apo ti lërë faqet zbrazur. Është më mirë mos të shqetësohet për këtë, sinqerisht”.

Mbetet të shihet nëse do të këtë ndonjë kapitull të ri të këtij tregimi me ndonjë reagim nga Ibra. Interi duket së është i gatshëm ta bëjë këtë. Zikaltërve nuk i kanë pëlqyer deklaratat e Calhanoglu për trajnerin e tyre Simone Inzaghi dhe mund ta dënojnë atë për intervistën e tij, të cilën klubi nuk e ka aranzhuar. /GazetaExpress/