Pse nuk duhet të flemë me klimën ndezur - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/08/2021 2:04

Pse nuk duhet të flemë me klimën ndezur

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/08/2021 2:04

Me temperaturat që i kanë kaluar 40 gradë, ideja për të fjetur me klimë apo feskuese ndezur gjatë natës duket si një shpëtim.

Sidoqoftë, ata që vuajnë nga alergjitë ose astma duhet të jenë të kujdesshëm, pasi qarkullimi i ajrit me një freskuese mund të bartë përveç freski, edhe polen dhe pluhur.

Lexo Edhe:

Pra, para se të ndizni freskuesen, hidhini një sy më nga afër. Nëse tehet janë të pluhurosura, këto grimca do të shpërndahen në ajër sa herë që e ndizni. Kjo mund të shkaktojë një sulm astme.

Në të njëjtën kohë, lënia e ventilatorit të ndezur gjatë natës gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thatë.

Rrjedha e vazhdueshme e ajrit nga ventilatori gjithashtu mund të ketë të njëjtin ndikim në sytë dhe gojën tuaj.

Edhe pse freskuesja të jep ndjenjën e freskisë, në realitet thjesht riciklon ajrin e ngrohtë në dhomën ku ndodheni. Ndjenja e freskisë që kemi kur e përdorim është për shkak të avullimit më të shpejtë të djersës sonë.

Së fundi, ata që zgjedhin të flenë me freskuese ndezur gjatë gjithë natës, zakonisht zgjohen me ngurtësi në mëngjes. Kjo ndodh sepse ajri i ftohtë i kondensuar bën që muskujt të shtrihen dhe shtrëngohen. Problemi më së shpeshti haset nga ata që vendosin freskuesen në lartësinë e qafës dhe fytyrës./albeu.com