Pse nevoja për të urinuar bëhet urgjente kur jeni më afër shtëpisë - Gazeta Express
string(66) "pse-nevoja-per-te-urinuar-behet-urgjente-kur-jeni-me-afer-shtepise"

Shneta tjera

Gazeta Express

28/09/2023 19:25

Pse nevoja për të urinuar bëhet urgjente kur jeni më afër shtëpisë

Shneta tjera

Gazeta Express

28/09/2023 19:25

Të gjithë e kanë parasysh atë ndjesinë ‘frymëmarrëse’, kur sa më shumë afrohesh pranë shtëpisë, aq më shumë rritet nevoja për të shkuar në tualet.

Truri i tregon fshikëzës kur është ‘momenti’ për të urinuar

Mendja dhe trupi janë thellësisht të lidhura dhe të dy punojnë së bashku për të drejtuar shumë funksione të trupit, duke përfshirë urinë, përgjumjen dhe gjtihashtu urinimin.

Truri dhe fshikëza komunikojnë gjatë gjithë ditës për të siguruar ‘momentet’ e përshtatshme. Kur, për shembull, jemi në mes të një udhëtimi të gjatë me makinë pa asnjë ndalesë pushimi në horizont, truri në thelb i thotë fshikëzës ‘stop’ derisa një banjë të jetë afër.

“Truri dërgon sinjale në fshikëzën e urinës, duke i thënë se kur të mos kontraktohet,” shpjegoi Dr. Victor W. Nitti, një profesor i urologjisë dhe obstetrikës dhe gjinekologjisë Los Anxhelos.

Kur jeni afër shtëpisë dhe ndiheni të sigurt, trupi mund të çlirojë hormone si endorfina. Këto hormone mund të ndikojnë në funksionin e fshikëzës dhe t’ju bëjnë më të vetëdijshëm për nevojën për të urinuar urgjent.

Gati 7% e popullsisë ka paurezë, ose “sindroma e fshikëzës së turpshme”, një gjendje në të cilën njerëzit e kanë të vështirë të shkojnë në tualet kur njerëzit e tjerë janë afër. Ata mund të kenë vështirësi të urinojnë kur janë në punë, shkollë ose në një restorant. Nëse ata nuk janë në gjendje të përdorin një tualet gjatë gjithë ditës, në kohën kur kthehen në shtëpi, dëshira për urinim mund të jetë intensive.

Nëse një nevojë intensive për urinim teksa i afroheni shtëpisë po ndikon në cilësinë e jetës suaj,  ia vlen të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor. Terapia konjitive e sjelljes dhe terapia e ekspozimit mund të jenë vërtet të dobishme, veçanërisht nëse ka një komponent të ankthit social.

Këto terapi mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më komod për të shkuar në tualet në banjat publike ose t’ju mësojnë teknikat e shpërqendrimit në mënyrë që fshikëza juaj të mos fillojë të rrjedhë sa herë që jeni një hap larg shtëpisë.