Pse ndeshja e Champions League Man City – Napoli po luhet të enjten - Gazeta Express
string(65) "pse-ndeshja-e-champions-league-man-city-napoli-po-luhet-te-enjten"

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 18:19

Pse ndeshja e Champions League Man City – Napoli po luhet të enjten

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 18:19

Napoli po përgatitet për rikthimin e tij në Champions League pas një mungese prej një sezoni, por fushata 2025-26 do të nisë të enjten në mbrëmje, e jo në ditët tradicionale të martën ose të mërkurën. Ja pse.

Pas zgjerimit dhe riformatimit të Champions League në sezonin 2024-25, me 36 skuadra pjesëmarrëse në vend të 23 ekipeve të mëparshme, ka pasur një ndryshim të vogël në oraret e të tre garave të klubeve të UEFA-s.

Secila prej Champions League, Europa League dhe Conference League do të ketë një javë “ekskluzive” në sezon, pra një mesjavë ku nuk do të luhen ndeshje nga dy kompeticionet e tjera.

Për Champions League, java ekskluzive bie më 16, 17 dhe 18 shtator. Për Europa League, ajo është më 24 dhe 25 shtator. Për Conference League, ndeshjet ekskluzive janë caktuar më 18 dhjetor.

Kjo do të thotë se vetëm për këtë javë, ndeshjet e Champions League do të ndahen në mënyrë të barabartë gjatë tre ditëve, me gjashtë ndeshje të martën në mbrëmje, gjashtë të mërkurën dhe gjashtë të enjten.

Përplasja Manchester City – Napoli është një nga gjashtë ndeshjet e përzgjedhura për t’u zhvilluar të enjten në mbrëmje, së bashku me: Copenhagen – Bayer Leverkusen, Club Brugge – Monaco, Eintracht Frankfurt – Galatasaray, Sporting CP – Kairat dhe Newcastle – Barcelona. /GazetaExpress/