Fëmijë si Lidra, Tringa, Arti, Tyler e Eliana ka shumë në vendin tonë.
Krahas shkollës që padyshim se e kanë primare, këta fëmijë në baza ditore, e praktikojnë artin dhe muzikën. Kjo, sepse ata e pëlqejnë muzikën dhe ajo ndihmon shumë në zhvillimin e tyre psikologjik.
Lidra, nxënëse e klasës së tretë të flautës,
ka filluar qysh në moshën 7 vjeçare të merret me muzikë dhe kjo e ka ndihmuar
atë të jetë më aktive.
Të rëndësishme muzikën për fëmijët e sheh edhe
mësuesja e Lidrës, Arzije Rifati.
Ndërsa, të bëhet si Dua Lipa, Rita Ora e
Beyonce është ëndrra më e madhe e 11 vjeçes, Tringa Zymeri.
Në anën tjetër, violina ka qenë gjithmonë
instrumenti i preferuar i Tyler Smith.
Luajtja në një instrument, sipas mësueses së
pianos, Njomza Krasniqi, kërkon kohë, përkushtim dhe durim të madh.
Përveç muzikës, edhe arte të tjera ndihmojnë
në masë të madhe në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.