Pse Milani nuk janë ende kampion dimëror - Gazeta Express
string(40) "pse-milani-nuk-jane-ende-kampion-dimeror"

Futboll

Gazeta Express

21/01/2021 23:59

Pse Milani nuk janë ende kampion dimëror

Futboll

Gazeta Express

21/01/2021 23:59

Milan ende nuk e kanë të garantuar titullin e kampionëve Dimëror, pasi që nëse ata kanë nivel të pikëve të barabarta në mes të sezonit me Interin, vetëm golëdallimi do të përdoret

Kuqezinjtë hynë në javën e 19 më tri pikë epërsi në tabelë derisa do të luajnë kundër Atalantas, kurse Interi luan si mysafirë i Udineses të shtunën.

Lexo Edhe:

Java e 19 shënon gjysmën e sezonit, kështu që skuadra që udhëheq në tabelë kurorëzohet si kampion dimëror.

Përderisa në fund të sezonit, skuadrat me rezultat më të mirë kokë me kokë vendos për pozitën nëse skuadrat kanë pikë të barabarta, kjo nuk vlen në gjysmën e sezonit.

Pasi që ska vetëm një ndeshje të luajtur në mes të tyre, rekordi kokë me kokë nuk vlen.

Në vend të kësaj, në këtë fazë, golëdallimi do të jetë ai që do t’i ndajë skuadrat në vendet e tyre në tabelën e Serie A.

Nëse Milan humbet nga Atalanta dhe Inter mposht Udinesen, atëherë golëdallimi do të përdoret për ta vendosur kampionin dimëror.

Deri me tani, Interi ka më shumë gola, +22 për dallim me Milan që ka +20.

Kampioni dimërorë zakonisht përdorët si një paralajmërim se kush mund ta fitojë Skudeton, por kjo në fund mund të mos jetë asgjë pasi që edhe 19 ndeshje të tjera do të luhen dhe kampioni do të ndryshojë. /GazetaExpress/