“Pse më shikon”/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit dje në Maliq - Gazeta Express
string(79) "pse-me-shikon-si-nisi-sherri-qe-perfundoi-me-vrasjen-e-14-vjecarit-dje-ne-maliq"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 9:26

“Pse më shikon”/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit dje në Maliq

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 9:26

Një ngjarje e rëndë me vrasjen e një 14 vjeçari tronditi dje Maliqin dhe opinionin publik.

I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në lokalin e fshatit Pirg.Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”, që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.