“Pse me hy në telashe kur e keni të garantuar fitoren me Lladrovcin? – 6 herë më i miri”, Krasniqi: Nuk e di sa kanë me kandidu, kush tha që e kemi ndërru - Gazeta Express
string(146) "pse-me-hy-ne-telashe-kur-e-keni-te-garantuar-fitoren-me-lladrovcin-6-here-me-i-miri-krasniqi-nuk-e-di-sa-kane-me-kandidu-kush-tha-qe-e-kemi-nderru"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 22:32

“Pse me hy në telashe kur e keni të garantuar fitoren me Lladrovcin? – 6 herë më i miri”, Krasniqi: Nuk e di sa kanë me kandidu, kush tha që e kemi ndërru

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 22:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është pyetur drejtpërdrejt në emisionin “Pressing” në T7 për qëndrimin e tij lidhur me kandidimin e Ramiz Lladrovcit për kryetar të komunës së Drenasit.

Gazetari Leonard Kërquki, autor i Pressingut, i drejtoi pyetje kryetarit Krasniqi: “A jeni për Ramiz Lladrovcin?”.

Në këtë pyetje, Krasniqi tha: Kryetari i partisë me marrë anë publikisht a? Mos bëni hajgare, kurrë spo besoj që je duke me pytë kështu. Unë nuk e di sa kanë me kandidu, tre a shtatë, a një.

“I suksesshëm është, unë në Konventë i lavdova të gjithë. Të suksesshëm i kam krejt kryetarët, Agim Aliu e ka transformu Ferizajin…”, tha ai.

Ai beson edhe sot Lladrovcit, vijoi me pyetje Kërquki.

“Normal që i besoj, pardje i kam lavdëru secilin me emër e mbiemër, na kanë bo me u mburrë secili kryetar i degës. Jam i lumtur që asnjëri s’kanë pasë as skandal se jo aktakuzë”, tha Krasniqi.

Gjatë diskutimit në studio, u përmend fakti që performanca e Lladrovcit është vlerësuar gjashtë herë si më e mira ndër kryetarët komunalë. E kryertari i PDK’së duke u përgjigjur rreth kandidaturës së Lladrovcit u tha panelistëve “kush tha që e kemi”, ndërru derisa potencoi se në rast se ka disa kandidatura procesi i përzgjedhjes do të jetë me votim në kryesi.