Milani do të vazhdojë një traditë të fundit për Ditën e Nënës kur të presë Bolognan në San Siro të premten mbrëma në Serie A.
Lojtarët e Milanit do të veshin mbi fanellat e tyre mbiemrat e vajzërisë së nënave të tyre, në vend të emrave të zakonshëm.
Milani pret Bolognan në një ndeshje shumë të rëndësishme për garën për Champions League.
Aktualisht Milani është në vendin e nëntë, ndërsa Bologna në vendin e shtatë, por vetëm një pikë larg katërshes së parë, me vetëm tre ndeshje të mbetura këtë sezon.
Në Itali, Dita e Nënës festohet këtë fundjavë (konkretisht të dielën), por siqë Milani luan të premten, skuadra ka vendosur të bëjë një homazh publik për nënat e lojtarëve para kohe.
Të gjithë lojtarët do të mbajnë mbiemrat e vajzërisë së nënave të tyre mbi fanella gjatë ndeshjes kundër Bolognas.
Këto emra do të lexohen gjithashtu nga spikeri i stadiumit dhe do të shfaqen në ekranet e mëdha brenda dhe rreth stadiumit.
Gjithashtu, VIP Lounge në San Siro do të jetë i rezervuar për nënat dhe fëmijët e lojtarëve të ekipit të parë, trajnerëve dhe stafit të klubit.
Më poshtë janë mbiemrat që lojtarët e Milanit do të mbajnë në ndeshjen kundër Bolognas:
Maignan (Y. Maignan); Tomori (Sodipo), Gabbia (Colombo), Pavlovic (Pavlovic), A. Jimenez (Sanchez); Loftus-Cheek (Cheek), Reijnders (Lekatompessy); T. Hernandez (Laurence), Pulisic (Harloë), Joao Felix (Carla Felix), S. Gimenez (Zolotarchuk)./GazetaExpress/