NGA Armand Maho
Nuk do shume mend per t’u kuptuar qe sistemi zgjedhor me lista te hapura favorizon opoziten, sidomos ne kushtet ku ndodhemi. Praktika ka treguar qe ata qe kryesojne listat, e vene shpejt festen mbi sy. E njejta gje ndodh dhe me ata qe jane nga fundi dhe e dine qe nuk do zgjidhen. Sistemi aktual mobilozon vetem pushtetin, pasi kandidate nga i pari deri tek i fundit jane te interesuar te ruajne pozitat, ku te paret jane deputete dhe te fundit drejtore. Sistemi me lista te hapura i ve ne gare te gjithe. Natyrisht mund te krijoje probleme brenda kandidateve por asgje qe nuk zgjidhet. Ama, politikisht shmang debatin brenda partise, dhe situaten e 2017-es. Tashme ata qe nuk punojne apo skane se ç’japin eshte elektorati ai qe i nxjerr jashte, duke i hequr kryetarit nje andralle te madhe. Nuk ke nevoje per mbushje kot te tipit Gjuzi, Jenisheri apo kerperatash. Mjafton numri i deputeteve qe nxjerr cdo qark por te jene dinjitoze. Listat e hapura shtojne konkurencen, dhe bejne qe ata qe duan mandatin te shkojne te takojne njerzit, te paraqesin platforma dhe te jene non stop prane bazes! Jam kurioz te di, kur ka qene hera e fundit qe Genc Pollo ka bere nje takim ne Fier, si i dyti i listes qe ishte atje? Po Vali Duka kur i ka takuar per here te fundit korcaret, pasi ishte e para ne liste, apo Tritan Shehu kur ka shkuar ne Gjitokaster qe te meritoje te jete ne krye te listes . Kjo ka ndodhur thuajse me te gjithe parine e qarqeve qe jo vetem moren mandatin por vune veton dhe per ata qe u futen ne parlament nga listat.Sistemi me lista te hapura do ishte derrmues per mazhorancen. Sado qe elektorati ta kete inatin me opoziten, serish ska asnje arsye te votoje nje kandidature te tipi Spiropali ne rast se ajo seshte me ne krye te listes? Fundja di njeri te na thote se cfare arsye ka elektorati te votoje nje individ si Ilir Beqja ne Shkoder?! Po Librazhdi pse duhet te votoje Taulant Ballen ne rast se i shkojne t’ia kerkojne voten 1,2, apo 3 kandidate serioze dhe njerez te atij vendi. E njejta llogjike shkon dhe per Vloren e te tjere.Opozita e ka luksin te thithe figura te reja, mazhoranca eshte e detyruar te kavardiset me dhjamin e saj. Pushteti smund te beje dot pa Ulsiun, Ahmetajn, Sadriun, Taulantet, Erjonet e te gjithe shpuren pergjegjese per kusuret e ketyre shtate vjeteve. Dalja me figura te reja nen urdhrat e Rames do ishte jo vetem hipokrizi por edhe tallje me elektoratin. Natyrisht kjo vlen dhe per disa figura te opozites qe ne nje gare te hapur e dine ku e kane vendin dhe per kete arsye dhe ata po e luftojne ndryshimin e sistemit. “Por dasme pa mish” nuk ka thote nje fjale. Emergjenca e shqiptareve sot eshte rrezimi i pushtetit. Sa per opoziten, kush s’ka kellqe te marre mandatin le te qerrohet se bejne njerzit edhe pa ata.