Pse Kombëtarja e Brazilit quhet “Kanarina”? - Gazeta Express
string(40) "pse-kombetarja-e-brazilit-quhet-kanarina"

Pse Kombëtarja e Brazilit quhet “Kanarina”?

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 15:31

Tregimi interesant për nofkën që mori kjo Kombëtare dhe fanellën e verdhë që vesh në Botëror

Nuk ka asnjë vend tjetër në botë që ka lidhje më të madhe me futbollin së sa ka Brazili. Ky sport i mrekullueshëm është i shenjtë në këtë vend, si një fe, derisa vendet e tjera e shohin atë më shumë si një rrugë ekonomike apo sociale për të dal nga krizat e tyre.

Për shkak të këtij fakti, brazilianëve gjithmonë ju referohemi si vendi me futbollistët më natyral në futboll. Vendi kishte krijuar “Joga Bonito” dhe konsiderohet si djepi i futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ata po ashtu kanë një shenjë të tyre të pandërruar: markën e tyre të fanellës së verdhë.

Kombëtarja e Brazilit po ashtu njihet me nofka të ndryshme si ‘Scratch du Oro’, ‘Cerdeamarela’ apo “Kanarina”, nofkë që daton prej vitit 1950.

Prandaj, prej ga erdhi nofka e tyre Kanarina dhe pse Brazili ka fanellat e verdha?

Brazili është skuadra që ka marrë më së shumti pjesë në Botëror të organizuar nga FIFA, duke mos munguar asnjëherë në këtë garë. Ata po ashtu e kanë fituar garën pesë herë, gjë të cilën nuk e ka arritur askush. Fitorja e tyre e fundit e titullit është më 2002, Botëror që u mbajt në Kore të Jugut dhe Japoni, që nga atëherë ata janë duke tentuar ta fitojnë për herë të gjashtë.

Pse quhen Kanarina?

Origjina e nofkës së tillë vjen nga ngjyra e fanellës dhe ka shkuar dorë për dorë, pasi që ishte një kohë kur ata nuk ishin “Kanarina” dhe nuk kishin fanella të verdha. Gjithçka erdhi për shkak të një njolle në historinë e futbollit të Brazilit.

Në Botërorin e vitit 1950, gjithçka ishte në vendin e duhur që vendi mikpritës ta fitojë turneun. Megjithatë, në finale kundër Uruguait ndodhi një gjë e paimagjinuar me mikpritësit që po humbin 2-1. Kjo detyroi Federatën e Futbollit të Brazilit për ta ndryshuar identitetin e Kombëtares së tyre.

Pse Brazili vesh ngjyrën e verdhë?

Më 1953, u hap një tender që brazilianët të dizajnojnë veshjet e Kombëtares së tyre, për shkak se fanella e atëhershme nuk shprehte “vitalitetin e vendit”, sipas një artikulli të publikuar në gazetën shkencore FuLIA të Universitetit Federal, Minas Gerais. Deri atëherë, fanella e Brazilit ishte e përzier me ngjyrën e bardh dhe kaltër.

Tenderi ishte hapur në gazetën, Correio da Manha, dhe kërkonte që ngjyrat që mund të përdoren janë e verdha, gjelbër dhe e bardhë, ngjyrat e flamurit Kombëtar.

Në fund, fitues ishte fanella e cila kishte ngjyrën e verdhë të kanarinës. Kështu që kanarina u bë edhe nofkë e Kombëtares së Brazilit. /GazetaExpress/