“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen - Gazeta Express
string(122) "pse-ja-keni-mlu-ftyren-se-po-i-zinet-fryma-baba-i-thojke-ki-me-u-cu-vellai-i-agonit-jep-detaje-si-e-moren-vesh-per-vdekjen"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 21:54

“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 21:54

“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; pse ja keni mbulu fytyrën se po i zinet fryma”…Tha mjekja ka ndërru jetë, baba ra përtoke, poashtu edhe unë…Kur u kfjellëm pas do minutave, nuk mujsha me tërheq babën duke e përqafu (Agonin) ke me u çu ja bojke…”, rrëfen Alban Zejnullahu, kur e kuptuan se vëllai i tij 27-vjeç Agoni kishte vdekur.

“Policët as nuk më ngushëlluan edhe pse i njoh”, tha ai në Pressing në T7 mes lotësh, teksa rrëfeu se si e morën vesh lajmin për vdekjen që tronditi Kosovën.

“Dikush  nga stacioni policor e ka telefonu prindin, ka thanë hajde me shku në emergjencë se koka Agoni aty…E menduam një aksident, rrugës i kemi parë dy vetura të goditura mes vete menduam një aksident që është lëndu pak…Hym në emergjencë, ish mbushë policë nuk u dike a ka ardhë naj kriminel a nuk e kuptojsha çka, u shmangshin prej neve gjatë rugës…Ata policë unë i njoh secilin prej tyre, ishin policët e njejtë (nga vendi i ngjarjes)”, tha Zejnullahu në Pressing, transmeton Express.