Pse Haradinaj i duhet Kosovës për President? (2) - Gazeta Express
string(45) "pse-haradinaj-i-duhet-kosoves-per-president-2"

Pse Haradinaj i duhet Kosovës për President? (2)

OP/ED

Gazeta Express

30/01/2021 14:03

Tendencat e reja dhe të pērshtatura, të doktrinës ruse për shtrirje të ndikimit në rajonin tonë,  partnerëve strategjikë të Kosovës, në kontinuitet ua ka sqaruar e dekonstrktuar Ramush Haradinaj.

Shkruan: Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Modifikimi i doktrinës ruse të ‘Kërcënimeve hibride”

Rusët e kanë modifikuar doktrinën e tyre të “Kercënimeve hibride” edhe me

‘Soft power’ , (duke u impresionuar me qasjen e Erdoganit në rajon) të bindur se vetëm me masa agresive dhe inteligjencë (rasti i përpjekjeve për destabilizim në Mal të Zi) rezultatet për avansimin e  shtrirjës së ndikimit në rajonin e Ballkanit, ishin modeste!?

Sipas strategjisë së re, Ballkani duhet të zë vend dominant krahas Lindjës së Mesme në interesat strategjike të Moskës.

Ata tashmnë kanë një bazë spiunazhi në Niš (Serbi) dhe po mbështesin hapur disa lëvizje, forca politike dhe media në Ballkan duke i shfrytëzuar fuqishëm të gjitha gabimet e BE-së, apo vendeve që e pëbëjnë boshtin e bllokut si Gjermania dhe Franca, karshi rajonit të Ballkanit.

Strategjia e re ruse (modifikuar më 2019) kundrejt Ballkanit Perëndimor, përkatësisht vendeve të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, konsiston në:

1. –  Mbështetje për forcat politike ‘konstruktive’ në Serbi, Slloveni, Kroaci, Shqipëri dhe vende të tjera në rajon, përfshi Kosovën, dmth. forcat që do të orientoheshin:

a) ideologjikisht kah e majta populiste dhe

b) ekonomikisht drejt projekteve joshëse të Moskës;

2. Zgjërimi i qasjes mediatike në Ballkan, zëvendësimi i narrativës “Rusia si një ofrues i sigurisë” dhe “Rusia si një furnizues energjie” me postulatet “Rusia si një mjet i stabilitetit rajonal”, “Rusia si një mjet i bashkëpunimit humanitar” dhe “Rusia si furnizuese e teknologjive elektronike “;

3. Investime të vazhdueshme dhe në rritje në kompanitë rajonale të prodhimit, duke e transformuar praninë ekonomike edhe në bashkëpunim arsimor dhe kulturor;

4. Zhvillimin e qasjeve konstruktive ndaj fesë, duke marrë parasysh trendin drejt copëtimit të hapësirës së krishterimit lindor (sidomos kur kihet parasyshë çarja e Kishës Orthodokse dhe përplasjet në mes të asaj greke me atë shqiptare dhe serbe, fillimisht me atë të Maqedonisë së Veriut e sëvoni edhe me atë në Mal të Zi.

Këto tendenca të reja dhe të pērshtatura, në kontinuitet ua ka sqaruar e dekonstrktuar Ramush Haradinaj partnerëve strategjikë të Kosovës.

Serbia dhe orinetimi i saj i çrregullt

Aleati rus në Ballkan, Serbia përmes strategjisë “neglizho” dge “obstruksiono” pa u deklaruar kundër projekteve Perëndimore, mësynë të gëzojë benifitet që sjell BE-ja dhe ShBA-ja për ekonominë dhe standardin, ndërsa mbahet fort me Moskën dhe herë pasë herë përdore si kercënim ndaj proceseve integruese në BE dhe NATO, sidomos duke e shfrytëzuar Kosovën, si barometër të shpejtësisë së ecjës së Serbisë kah Perëndimi.

Ç’është e vërteta, Serbia e shfrytëzon fuqinë ruse (ushtarake dhe të inteligjencës si kercënim konstant) dhe resurset monetare Perëndimore si mjet për paqe sociale të brendshme.

Është tepër e habitshme se BE-ja nuk e penalizoi Serbinë as në vlugun më të madh të blerjes së sistemeve raketore nga Rusia, ndërkaq që, nuk u jep asnjë vërejtje zyrtarëve serbë, përfshi Ministrin e Mbrojtjës Vulin dhe vet Presidentin Vučić, kur ata e përdorin ushtrinë në narrativën e ndërtuar për Kosovën.

Një narrativë të tillë e përdori sëfundi Presidneti Vučić (“…dihet se çfarë problemesh kemi në Kosovë”) si kundërpërgjigje Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili, intuitivisht e riktheu mundësinë e Referendumit për t’u bashkuar në një Union me Shqipërinë, duke e ndërtuar përmes “nëse” si paradigm e shqetësimeve strategjike kosovare në raport me moskokëçarjën e BE-së dhe NATO-s karshi një perspective të re për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht karshi Kosovës.

Nëse nuk kuptoni, pyesini!?

Kosova duke qenë se nuk mund të qëndrojë e izoluar dhe pa një perspektivë të qartë integruese, euroatlantike, duhet më agresivisht të bëjë çdo gjë që është e mundshme në praktikat e shteteve sovrane, për të marrë vëmëndjën e duhur, sepse BE-ja ashiqare nuk e do në bllok, mirëpo Kosova duhet “ta detyrojë” BE-në që ta afrojë në bllok!?

Duke u imponuar si hallkë e stabilitetit rajonal, por duke e pësëritur para aleatëve të saj: Sa gjatë?

Filozofia e këtij imponimi nuk qëndron tek arroganca, por tek kuptimi i fjalës ‘nëse”!?

Fjala ‘nëse’, në lidhore përdoret në fillim të një fjalie të varur kushtore, me foljen në mënyrën dëftore; në qoftë se, në rast se; (Nëse nuk e kuptoni, pyesni!?) dhe në pjesore përdoret në krye të një fjalie pyetëse të zhdrejtë, nganjëherë në bashkëvajtje me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e dy veprimeve që përjashtojnë njëri-tjetrin ose për të shprehur dyshimin për diçka; (Nëse Perëndimi nuk e kupton sjelljën dubioze të Serbisë, lë të pyes Kosovën, nëse ajo ka një plan!?)

Narrativa e Haradinajt për referendumin potencial për një Union ndërshqiptar, nuk u çortua nga Perëndimi, sepse niste me një “nëse”, që është e mjaftueshme për Perëndimin, për ta kuptuar si apel për mbështetje të Kosovës nga BE dhe ShBA (Haradinaj është konsistent në thirrjën që Amerika të përfshihet në zgjidhjën përfundimtarë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), mirëpo kjo deklaratë që tek rusët fillimisht (rusët reaguan të parët?) e pastaj edhe tek serbët  shkaktoi trazim!?

Pse?

’Nëse’  do të thotë mundësi tjera, krijimi i strategjive të reja edhe në raport me pjesën veriore të territorit kushtetues të Kosovës por edhe në qasjën ndaj gjeopolitikës dhe politikës së jashtme të Kosovës.

Forca e Kosovës 

Haradinaj është i veçantë – ndonēse njëri nga ne – lider i shkathtë, i vendosur, unifikues e me sens për sakrificë në planin e brendshëm. Dhe intuitiv e dërmues i “status quo-s” nē atë të jashtëm.

Për kētë, kush më shumë e kush më mirë se Ramush Haradinaj u jep njerëzve të Kosovës siguri, në të gjitha rrethanat, e që qytetarët e ndiejnë thellë në sferat e ndërgjegjes! 

Haradinaj poashtu i duhet rajonit për të punuar bashkë në shuarje të pasioneve ekstremiste dhe sidomos u duhet aleatëve strategjikë të Kosovës, si njeri i sigurt, në luftën kundër terrorizmit global, kundër shtrirjës së influencës neo-otomane dhe mbi të gjitha si politikan që e mbanë fjalën!

Ai është i interesuar për një Presidencë të fortë kosovare, që mbështetë modernizimin e ushtrisë e inteligjencën (mekaniznat e sigurisë) me paisje të fjalës së fundit të teknologjisë, për të qenë një partner serioz i NATO-s (dhe anëtare e saj) gjatë mandatit pesëvjeçar. 

Qe pse Haradinaj i duhet Kosovës për President?