Pse Haradinaj i duhet Kosovës për President? (1) - Gazeta Express
string(45) "pse-haradinaj-i-duhet-kosoves-per-president-1"

OP/ED

Gazeta Express

29/01/2021 15:05

Pse Haradinaj i duhet Kosovës për President? (1)

OP/ED

Gazeta Express

29/01/2021 15:05

Dallimi mes liderit që është i lindur me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë është gama e guximit politik, baraspeshuar me intuitën për identifikimin e rreziqeve për interesin kombëtar, në shumësinë e lëvizjeve strategjike të armiqve.

Shkruan: Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Udhëheqësit e vërtetë ndihmojnë njerëzit, partinë dhe kombin për të bërë  të duhurën dhe të domosdoshmen.

Ata hartojnë një kurs duke frymëzuar të tjerët me një vizion të përbashkët dhe, nga ana tjetër, krijojnë diçka të re nga “materialet e vjetra”. Realisht mirëmbajnë balancat e vjetra dhe krijojnë aleanca të reja.

Në fakt, shumë udhëheqësve politikë duket se u mungojnë cilësitë më të rëndësishme të lidershipit, siç janë integriteti dhe përgjegjësia.

Nuk është rastësi që për shumë njerëz në Kosovë, fjala “politikan” ka domethënie kaq negative.

Drama e dialogut u luajt rreth Haradinajt…

Ankimi plot dëshpërim i Aleksandar Vučić-it se i dështoi ndarja e Kosovës, për shkak të tarifës 100% e cila e shtyni Serbinë ta shmang dialogun me Kosovën, është drama e cila u luajt për dy vjet në kurriz të Ramush Haradinajt dhe postit të tij.

Kryeministri Haradinaj pagoi faturën, por i dekonspiroi planet ogurzeza të triumviratit ballkanik për copëtimin e Kosovës.

Tarifa e mbajtur, duke ecë në maje shpate, pa i lënduar raportet me ShBA-në dhe fuqitë europiane, e delegjitimoi ndarjen dhe e riktheu përfshirjen amerikane në kontestin Kosovë-Serbi.

Kjo është rezistencë historike e Ramushit, tjerat janë rutinë qeverisëse!

Kosova e 17 shkurtit, si entitet juridik-politik dhe subjekt i të drejtës ndërkombëtare, e kaloi sfidën e shpërbërjes. Porse, tashti do të gjendet nën presionin e Serbisë (duke instrumentalizuar Srpska Lista-n) dhe nën presionin e BE-së për Asociacionin, për të cilin, pasi ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka fuqi që mund të vendosë ndryshe, pos nëse shkohet në ndryshim të Kushtetutës.

Për Haradinajn, nëse Perëndimi nuk e izolon Kosovën si ‘Projekt i pakryer’ dhe nën mëshirën e “dorës së butë ruse”, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm në kufijtë ekzistues. Përndryshe mund të mendohen strategji tjera…

Cilësitë prej unifikuesi të Haradinajt

Mbi të gjitha, udhëheqja në një kornizë politike kërkon ‘burrështeti’ – në krahasim me të qenurit thjesht ‘politikan’ – kjo do të thotë të kesh integritet dhe gatishmëri për të sakrifikuar postin, karrierën e ndonjëherë edhe jetën (?) për kauzën e drejtë.

Në dimrin e vitit 2001, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, atëherë senator, vizitoi Visoki Dečani, një Manastir Ortodoks Serb në Kosovë, gjatë një udhëtimi pas luftës, në Kosovë, që ishte në atë kohë protektorat i KB.

Derisa ishte atje (sipas Mike Haltzel, këshilltar për një kohë të gjatë i politikës së jashtme të Biden, i cili tregoi për Foreign Policy, Biden u takua për pak kohë me Ramush Haradinaj, i cili kishte qenë deri pak kohë më parë një luftëtar guerile në Deçan, gjatë luftës në Kosovë dhe i cili më vonë do të bëhej kryeministër i vendit.

Biden, i interesuar për të siguruar mbrojtjen e kulturës Ortodokse, kërkoi nga Haradinaj garancën e tij personale se ai do t’i kushtonte kujdes të veçantë manastirit. Kur dhuna shpërtheu përsëri në Kosovë (mars, 2004) tre vjet më vonë, dhjetëra kisha Ortodokse Serbe u shembën, por manastiri mbeti i paprekur. Vite më vonë, Haradinaj thuhet se i kërkoi Haltzel t’i tregonte Biden se ai e kishte mbajtur premtimin e tij.

Po. Një burrë shteti i madh gjithmonë e mbanë fjalën!

Ibrahim Rugova: Haradinaj, burrë i gjesteve të mëdha!

Kosova e pasluftës ishte skajshmërisht e përçarë dhe me grupe të acaruara. Luftëtarët e mbledhur rreth PDK-së akuzonin Rugovën dhe LDK-në “për tradhti” në luftë, jo duke pasur as më të voglat indicie, por si refleksion recidivist ideologjik dhe për ta nxjerrë nga pushteti.

Reagimi paqësor i Kosovës pas aktakuzës për krime lufte të ngritur ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 2004 kushte befasuar shumë vëzhgues.

Rugova ishte fitues i zgjedhjeve por jo aq sa të krijonte vet Qeverinë dhe ishte Haradinaj ai që ia shtrëngoi dorën duke i qetësuar luftëtarët e zemëruar.

Ishte një hap i madh në unifikimin e partive rivale në etapën e “standardeve para statusit”, që ndikoi ndjeshëm edhe në rënien e pasioneve agresive.

Gjatë trazirave të marsit 2004 Haradinaj merr lëvdata nga aleatët e Kosovës për sjelljen e tij prej burrë shteti në mbrojtje të komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe trashëgimisë së tyre kulturore;

Po ashtu, me ia shtrëngu dorën Rugovës, në çastet kur ai ishte nën presione të ndryshme politike dhe nga faktorë te ndryshëm dhe të thuesh i vetmuem, ishte vërtet akt i lartë politik dhe qytetar e atdhetar.

Derisa në ditën e parë të trazirave të marsit 2004 politikanët patën bërë deklarata të paqarta, porosia e dhënë nga Haradinaj ka qenë që të ruhet besimi në rrugën institucionale për tek shtetësia, porosi kjo që ai e ritheksoi dhe përsëriti në fjalimin e tij, me rastin e varrimit të vëllait të tij të vrarë, Enverit, më 17 prill, pasi Tribunali e kishte liruar përkohësisht që të marrë pjesë në ceremoni, e kishte shquar atë si burrë shteti.

Haradinajn, këso aktesh për të satën herë e shfaqin si unifikues dhe Rugova me 2005 e cilëson për të tillë: “Si një burrë të madh e të gjesteve të mëdha, luftëtar lirie e patriot par exellence…”

(Vijon nesër)