Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s'përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin - Gazeta Express
string(113) "pse-glauk-konjufca-e-jo-vjosa-osmani-kurti-spergjigjet-pasdite-i-vazhdojme-perpjekjet-per-ta-zgjedhur-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 9:46

Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s’përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 9:46

Kryeministri Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se pse Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta kandidojë Glauk Konjufcën për President dhe jo Vjosa Osmanin, presidenten aktuale.

Ndërsa po shkonte në Kuvend për seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, Kurti iu tha gazetarëve se pasdite do t’i vazhdojë “përpjekjet” për zgjedhjen e Presidentit.

“Porsa mbaruam mbledhjen e Qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së, pasi kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së, pastaj e kemi parakalimin e Frocës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim Presidentin”, tha ai.

Kurti tha se uron për “edhe një kandidaturë të dytë”, të cilën, siç thanë dje nga LVV, presin që të vijë nga opozita.

“Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

Kurti refuzoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se a do ta çojë LVV në Kuvend edhe kandidaturën e dytë për President.

Advertisement
Advertisement
Advertisement