Është krejtësisht normale që trupi të reagojë ndaj një mjedisi të ftohtë duke reduktuar rrjedhjen e gjakut në gjymtyrë, kjo ruan temperaturën e trupit, por lë gishtat e duarve dhe këmbët të ndjehen të ftohtë.
Megjithatë, ekziston një gjendje e quajtur Raynaud, ku rrjedhja e gjakut në gishtat e duarve dhe këmbëve ndalet përkohësisht për shkak të spazmave në arteriet që i furnizojnë ato, zakonisht në përgjigje të temperaturave të ftohta.
Raynaud mund të çojë në episode dramatike dhe shumë të ndryshme si reagim ndaj të ftohtit.
Njerëzit me sëmundje të caktuara autoimune – artriti reumatoid, skleroderma dhe dermatomioziti – kanë më shumë gjasa të zhvillojnë Raynaud, por mund të prekë këdo.
Megjithatë, pikëpamja ime është se ndjenja e të ftohtit të gishtërinjve dhe këmbëve që ju përshkruani është një tipar i trashëguar dhe krejtësisht normal – thënë thjesht, ne të gjithë e përjetojmë të ftohtin ndryshe.
Dhe ka kërkime për ta mbështetur këtë. Një studim i botuar në revistën Tëin Research and Human Genetics, arriti në përfundimin se të kesh vazhdimisht duart dhe këmbët e ftohta është një tipar i trashëguar.
Disa ekspertë i referohen kësaj gjendje si çrregullim vaskular primar.
Zakonisht bëhet e dukshme në pubertet, është më e zakonshme tek gratë dhe zvogëlohet me moshën. Ekziston një sugjerim që hormonet (veçanërisht estrogjeni) përfshihen disi në atë që është në thelb një problem i qarkullimit të gjakut.
Rastësisht, studimi vuri në dukje gjithashtu një sërë karakteristikash midis atyre që kishin duar dhe këmbë të ftohta: një ndjenjë e reduktuar etjeje, një tendencë për të patur presion të ulët të gjakut dhe një incidencë më të lartë të migrenës. /Shqip.com