“Pse flet kot!” Gjiknuri acarohet kur gazetari i përmend “çunat problematike” - Gazeta Express
string(72) "pse-flet-kot-gjiknuri-acarohet-kur-gazetari-i-permend-cunat-problematike"

“Pse flet kot!” Gjiknuri acarohet kur gazetari i përmend “çunat problematike”

Gazeta Express

14/01/2020 23:30

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të martë marrëveshjen e re, për reformën zgjedhore. Gjatë debatit gazetari Robert Rakipllari ka përmendur “çunat problematikë” që dolën në përgjimet e prokurorisë së bashku me emrin e deputetit socialist Damian Gjiknuri në zgjedhjet e kaluara.

Lexo Edhe:

Sipas gazetarit, nëse tryeza mes palëve do të plotësojë kërkesën e hershme të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë opozita ka arritur kauzën e saj. Në rast të kundërt, ai u shpreh se do të vijojë e njëjta situatë.

 ***

Robert Rakipllari: Kërkesa kryesore e opozitës, kauza kryesore e saj, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike. Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.

Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?

Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.

Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.

Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.

Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet.

Opozita jo parlamentare u ul këtë të martë në një tryezë për reformën zgjedhore me 3 kërkesa, ku bie në sy mungesa e lajtmotivit disamujor të protestave të tyre. Jo vetëm që Edi Rama nuk iku, por demokratët u detyruan të pranojnë edhe bashkëkryetarin socialist të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, të cilin me herët e donin në burg. Përgjimet e publikuara nga Bild mbi zgjedhjet në Dibër, e bënin Gjiknurin të papranueshëm në sytë e opozitës.