Pse është kaq i ashpër me Kurtin Ramush Haradinaj? Janë dy arsye, sipas Blerim Latifit - Gazeta Express
string(84) "pse-eshte-kaq-i-ashper-me-kurtin-ramush-haradinaj-jane-dy-arsye-sipas-blerim-latifit"

Pse është kaq i ashpër me Kurtin Ramush Haradinaj? Janë dy arsye, sipas Blerim Latifit

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 21:09

Profesori universitar Blerim Latifi mendon se Ramush Haradinaj i AAK’së ka diskus të ashpër kundrejt kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, për këtë janë dy arsye, të cilat Latifi i ka sqaruar në emisionin Pressing në T7.

“Ramushi është duke e bërë një opozitë individualiste. I ka bindjet e veta dhe është i ashpër në diskursin e tij”, thotë Latifi.

Lexo Edhe:

“Ashpërsinë e diskursit opozitar të Ramush Haradinajt, për mendimin tim, si pasojë të dy  faktorëve”, theksoi ai.

“E para, është forcë e vogël politike, duhet me fol shumë për me u dëgjuar dhe e dyta, realisht është i vetë”, thotë Latifi.

“Ramushi është i detyruar me qenë pak agresiv në raport me qeverinë Kurti”, shpjegoi Latifi.