Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për të mos e votuar të propozuarin e Listës Srpska për nënkryetar të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje po mbahet përgjegjëse nga gazetarët sot kur e votoi Sllavko Simiqin për nënkryetar.
Por, anëtarët e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli dhe Agim Bahtiri, zgjodhën të mos iu përgjigjen pyetjeve për këtë derisa po hynin në Kuvend për seancën e jashtëzakonshme.
Bahtirit iu kujtua edhe deklarata e tij se “e pres dorën e s’e votoj Listën Srpska”, por sërish heshti.