Pse e refuzuan Kurtin, çfarë thotë anëtarja e Kryesisë së LDK'së për Express - Gazeta Express
string(74) "pse-e-refuzuan-kurtin-cfare-thote-anetarja-e-kryesise-se-ldkse-per-express"

Pse e refuzuan Kurtin, çfarë thotë anëtarja e Kryesisë së LDK’së për Express

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 12:40

Përmes një njoftimi për media, nga zyra e kryeministrit njoftuan se sot Kurti është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me të cilin kanë diskutuar lidhur me procesin e Vettingut.

Një takim të tillë, Kurti pritet ta zhvillojë edhe me të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mirëpo, Kurtit në zyre nuk do t’i shkojë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi kanë deklaruar se kontributin do ta japin në Kuvend.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen politike, njëherit edhe anëtaren e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, e cila bëri të ditur arsyet që Abdixhiku ka refuzuar të takohet me Kurtin.

Halimi tha se “duke njohur rëndësinë e procesit të vettingut në sistenim e drejtësisë si dhe duke u bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, vlerëson se kontributi do të ofrohet në institucionin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës”.

Për këtë arsye, Halimi i tha Expressit se është e “panevojshme” ftesa e kryeministrit, për t’u takuar në hapësira tjera për një çështje kaq të rëndësishme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njohur rëndësinë e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë si dhe duke u bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, vlerëson se kontributi ynë do të ofrohet në institucionin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës. Andaj, ftesa e kryeministrit Kurti, për t`u takuar në hapësira tjera për një çështje kaq të rëndësishme është e panevojshme”. tha Halimi. /GazetaExpress/