Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin - Gazeta Express
string(43) "pse-e-qara-mund-tju-beje-mire-per-shendetin"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

15/04/2022 1:17

Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

15/04/2022 1:17

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët.

Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

Lexo Edhe:

Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

E qara përmirëson humorin

Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike

Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa.

Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

Njerëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin

Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë

Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve

Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.

Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.