Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kanë diskutuar për skandalin e dyshuar për kontratën për mbetjet e kafshëve.
Peci u pyet se pse ka nënshkruar një kontratë me një kompani që është regjistruar 5 ditë pas shpalljes së tenderit, ndërsa si kriter kërkohet që kompania të ketë përvojë pune deri në 15 vjet.
Peci insiston se kjo nuk është shkelje, pasi sipas tij, Kosova s’mundet me pas një kompani që ka aq shumë përvojë pune.
Pjesë nga ky diskutim:
Kerquku: Ti e ke shpall tenderin për këtë cështje, ai e ka formu kompaninë pas 5 ditëve. Ju ja keni jap atij, në kriter ka qenë që duhet me pas 15 vjet përvojë pune. A ësshtë shkelje kjo ?
Peci: Jo nuk është shkelje.
Peci: U kon e qartë si loti, Kosova smunet me pas një kompani që ka një përvojë 10, 12 apo 15 vite në trajtimin e një fushe sic janë mbetjet. Kjo ka qenë e qartë si loti që kosovari cfarëdo nbiznesi që ka smundet me plotësu atë kriter.
Kerquku: Pse e keni shkru pra?
Peci: Ajo ka qenë thirrje publike.